Home / Lajme / Maqedoni / LSDM mund të ndërpres publikimin e ‘bombave’

LSDM mund të ndërpres publikimin e ‘bombave’

16 prill-Edhe në këtë takim janë shpalosur kërkesat e njohura të opozitës maqedonase si dorëheqja e qeverisë aktuale, dorëheqjet në hierarkinë e Radiotelevizionit publik Maqedonas si dhe dorëheqja e kryeprokurorit publik, duke i hapur rrugë një qeverie kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM mund të ndërpres publikimin e ‘bombave’, duke bërë kompromise me VMRO-DPMNE.

Kjo bazohet në paralajmërimet që vijnë nga raundi i dytë i negociatave në Bruksel, ku takimi është vlerësuar se ka qenë konstruktiv dhe se VMRO-DPMNE si kërkesë të saj ka pasur ndërprerjen e publikimit të materialeve të tjera të përgjimeve të ashtuquajtura ‘bomba’, informon INA.

Kjo është theksuar duke premtuar konstruktivitet se do t`i përmbahen të gjitha kërkesave për zgjidhjen e krizës politike përmes dialogut politik. Ky detaj është shumë i rëndësishëm dhe se do të varet se çfarë do të vendos LSDM.

Takimi i djeshëm në Bruksel ka zgjatur deri vonë me dyer të mbyllura dhe se nuk është dhënë asnjë detaj se çfarë kanë biseduar palët, me ndërmjetësimin e treshes së eurodeputetëve Ivo Vajg, Richard Howitt dhe Eduard Kukan.

Këta të fundit përmes një komunikate të shkurtër kanë informuar se negociatat do të vazhdojnë, por nuk janë dhënë detaje se çfarë është biseduar.

Edhe në këtë takim janë shpalosur kërkesat e njohura të opozitës maqedonase si dorëheqja e qeverisë aktuale, dorëheqjet në hierarkinë e Radiotelevizionit publik Maqedonas si dhe dorëheqja e kryeprokurorit publik, duke i hapur rrugë një qeverie kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Por siç mësohet VMRO-DPMNE ka kërkuar që opozita të ndërpres publikimin e bombave, për t`i dhënë mundësi dhe terren dialogut politik, që sipas tyre, duhet të zhvillohet në Parlament. Ditëve në vijim do të qartësohet e tërë situata dhe se pritet lëvizje të reja nga ana e dy partive më të mëdha VMRO dhe LSDM, duke ndjekur instruksionet që janë marrë nga Brukseli. Edhe në këtë takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partive shqiptare, edhe përkundër thirrjeve të tyre përmes komunikatave partiake për t`u përfshirë në bisedime. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *