Home / Lajme / Maqedoni / LSDM:Për Sopotin vendimi është marrë jashtë gjyqit

LSDM:Për Sopotin vendimi është marrë jashtë gjyqit

23 prill-Jankullovska dhe Mijallkov kalkulojnë me skenarët e mundshëm të aktvendimit. Çka do të thoshte nëse merret vendim për tërheqjen e prokurorisë nga aktakuza dhe nëse mundet në këtë rast të burgosurit pastaj të ngrenë padi.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nga qyteti i Velesit ka publikuar “Bombën e 25”. Në incizimet e publikuara nga ana e kryetarit të LSDM-së për qytetin e Velesit, Pançe Ivanov, flitet për skandalet milionëshe me “Visiras”, ku ishte përfshirë redaktorja e televizionit Sitel, Ivona Talevska, pastaj kapjen me drogë të djalit të kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe intervenimi që ka bërë kryeministri Gruevski për ta liruar atë si dhe afera tjera. Gjithashtu LSDM ka publikuar edhe bisedën mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, ku ata diskutojnë për mundësinë e lirimit të të burgosurve në rastin e “Sopotit”. Sipas LSDM-së, për rastin e “Sopotit” vendimi është marrë jashtë gjyqit. Bëhet fjalë për procesin gjyqësor pas rastit tragjik i cili ka ndodhur para 12 viteve dhe në të cilin nga materiali i vendosur eksploziv humbën jetën dy pjesëtarë të kontingjentit polak të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë. Sipas partisë së Zaevit, nga biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit, merret vesh se vendimet gjyqësore për disa raste kanë qenë objekt pazari dhe marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit VMRO dhe BDI. Nga LSDM gjatë prezantimit të këtij incizimi thanë se në bisedë dëgjohet se si Sasho Mijallkov pohon se që kur është formuar Qeveria është arritur ndonjë marrëveshje për lëndën gjyqësore të “Sopotit”, por pa përmendur diçka konkrete. Sipas LSDM-së gjatë bisedës dëgjohet se si ka shkruar marrëveshja për aktvendimin për Sopotin dhe se kërkesa nga ana e partnerit të koalicionit është të sjellët vendim për t’u liruar. Jankullovska dhe Mijallkov kalkulojnë me skenarët e mundshëm të aktvendimit. Çka do të thoshte nëse merret vendim për tërheqjen e prokurorisë nga aktakuza dhe nëse mundet në këtë rast të burgosurit pastaj të ngrenë padi. Jankullovska dhe Mijallkov e shqyrtojnë mundësinë për amnistim, uljen e dënimit ose lirimin e parakohshëm të të burgosurve. Sipas LSDM-së të dy vlerësojnë se vendimi për lirim të tërësishëm nuk do të tingëllojë mirë për gjyqësinë. Mijallokov është i mendimit se është më mirë që njëherë të sillet vendim gjyqësor dhe pastaj të shkohet me amnisti. Në bisedë Jankullovska dhe Mijallkov edhe pse thonë se rasti ka ndodhur në kohën e LSDM-së, të burgosurit duhet të lirohen pasi kjo është pjesë e marrëveshjes me BDI-në. Gjithnjë sipas LSDM-së, në fund të bisedës dëgjohet se si Jankullovska dhe Mijallkov arrijnë në përfundim se është më mirë për këtë të bisedohet me Nikolla Gruevskin se ata do ta sjellin vendimin për rastrin e “Sopotit”.(koha)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *