Home / Lajme / Maqedoni / Masakra në Tetovë dikujt ja shuajti jetën, familjen, rininë, dashurinë…

Masakra në Tetovë dikujt ja shuajti jetën, familjen, rininë, dashurinë…

Tetovë, 11 Prill – Dr. Bekim Tateshi me disa fjalë komentoi incidentin makbër që ndodhi mbrëm në lokalin “Barcode” në Tetovë ku la të vdekur 21 vjeçarin Altrim Asani nga fshati Poroj dhe plagosi 11 persona tjerë.

Masakra në Tetovë dikujt ja shuajti jetën, dikujt ja ndërroi kahjen e jetës, dikujt ja prishi familjen, rininë, dashurine…

Mund të na ndodh të gjithve, pa dallim. Mund të ndodh në cdo vend, pa dallim. Por ne jemi rritur ndryshe dhe asesi nuk mund ta kuptoj kete veti, ta marrësh drejtësinë në duart e tua, te gjykosh vete dhe te ekzekutosh pa meshirë, pa ndjenja.

Ky rast nuk është rastësi, ky rast tregon se jemi larg përparimit, larg drejtësisë, larg demokracise.
Kam shkruajtur edhe më parë se kemi shoqëri që lëndon, familje jo të shendosha, individë që nuk e din pozicionin që u takon, rini që jetën e kupton si film, sëmundjet si video loja, të gjith jemi mjekë, avokat, profesor, gjyqtar, të gjith mendojmë se dim shumë, ndërsa natyra ka ligje tjera, ligje që duhet të respektohen se përndryshe do vazhdojmë të mbytemi në rërë të gjallë, do të biem në gremina më të thella.

Sonte isha deshmitar për fotografinë e zymtë dhe rrënqethëse në Qendren Klinike në Shkup ku me ankth priteshte cdo informatë. Prindër, familjar, shokë, miq, shumica ende se kanë të qartë çfar ka ndodhur, dikush qanë, dikush telefonon, dikush ndjell cigare pa ndal…
Mjekë shumë, bashkë, me një qëllim të ndihmohet sa më shumë, pa e ditur emrin dhe mbiemrin e pacientit, detyrë e jona s’ka fjalë, por ka punë ketu edhe për mjekë të tjerë që ta shëndoshin mendjen, logjikën, sjelljen!!!

Mbetet vetem ti lutemi Zotit, të na i ruajë fëmijët nga e keqja dhe më e keqja, të na shpëtojë nga ky tmerr, të riut që vdiq t’ja fale mëkatet, të plagosurve shërim të shpejtë, familjerve ngushëllime dhe durim, popullit tonë t’ja ndritë rrugën.

O Zot, na ndihmo!!!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *