Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat e jashtëm të BE-së sot vendime për krizën në Maqedoni

Ministrat e jashtëm të BE-së sot vendime për krizën në Maqedoni

21 prill-Në këtë dokument janë nënvizuar katër pika kryesore siç është shqetësimi dhe brengosja për krizën e përkeqësuar politike dhe ngecjet në planin e reformave, veçanërisht në sferën drejtësisë, lirinë e medias, vlerat themelore demokratike, etj.

Sipas një dokumenti të miratuar janë sjellë disa konkluzione që kanë të bëjnë me krizën politike në Maqedoni.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) të BE-së, për herë të parë do të sjellin konkluzion edhe në lidhje me situatën politike në Maqedoni.

Sipas një dokumenti të miratuar në mbledhjen e fundit të ambasadorëve të vendeve të BE-së janë sjellë disa konkluzione që kanë të bëjnë me krizën politike.

Në këtë dokument janë nënvizuar katër pika kryesore siç është shqetësimi dhe brengosja për krizën e përkeqësuar politike dhe ngecjet në planin e reformave, veçanërisht në sferën drejtësisë, lirinë e medias, vlerat themelore demokratike, etj.

Në paragrafin e dytë për Maqedoninë, theksohet se Këshilli do t`i bëjë thirrje të gjitha palëve të ndërmarrin masa urgjente për rifillimin e dialogut, rikthimin e besimit tek institucionet dhe hetimet lidhur me aferën e përgjimeve dhe rastin Puç, që ka të bëjë me ngritjen e akuzës për spiunim ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev.

Po ashtu do të përshëndetet dhe inkurajohet treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Howitt dhe Eduard Kukan për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut midis dy partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, duke u bërë thirrje të dy palëve “të tregojnë përmbajtje dhe të fokusohen në gjetjen e zgjidhjes së krizës së tanishme politike”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *