Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Personat e armatosur kanë mbajtur emblema të UÇK-së

MPB: Personat e armatosur kanë mbajtur emblema të UÇK-së

Kumanovë, 21 Prill – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për mediat se personat e armatosur që kan marrë në kontroll stacionin policor në Goshnicë të Likovës kanë mbajtur emblema të UÇK-së.

Do të ju likudiojmë të gjithëve. Duam shtetin tonë. Policia njoftoi se me këto fjalë njëri prej 40 personave të armatosur u është drejtuar policëve kufitar në karakollin policor në fshatin Goshincë të Likovës. Sipas policisë, bëhet fjalë për grup mirë të armatosur, të cilët sipas policisë kanë komunikuar në gjuhën shqipe. Ata kanë arrestuar katër policë, ua kanë lidhur duart, kursse njërin e kanë rrahur.

Njëri prej tyre, përmes një përkthyesi u është drejtuar me këto fjalë: “Ne jemi nga UÇK. Tregojuni se nuk do të mund të ju shpëtojë as Ahmeti e as Gruevski. Ne nuk njohim marrëveshje të ohrit. Të gjithëve do t’u likuidojmë. Duam shtetin tonë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *