Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohen vllezërit duke prerë drunj (VIDEO)

Ndalohen vllezërit duke prerë drunj (VIDEO)

Tetovë, 27 prill – SPB – Tetovë njofton se ka arestuar dy vëllezër nga fshati vicë pasi kishin prerë druj. Të arestuarit janë dërguar në stacionin policor në Tetovë, ndërsa vetura dhe drunjtë janë marrë dhe dorëzuar në policinë pyjore.

Të shtunën rreth orës 13:00 polic të SPB-së Tetovë në atarrin e fshatit Vicë kanë ndaluar dy vëllezërit R.H 20 vjeçar dhe D.H 23 vjeçar nga i njëjti fshat të cilët kishin prerë druj dhe të njëjtat i vendosnin në veturën Lada pa regjistrim.

Dy personat janë dërguar në stacionin policor në Tetovë, ndërsa vetura dhe drunjtë janë marrë dhe dorëzuar në policinë pyjore. Gjatë hetimit në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur edhe 29 metër kub drunj të prerë në mënyrë ilegale, të cilët gjithashtu janë marrë dhe dorëzuar në policinë pyjore. Në konsultim me prokurorin publik dy të arrestuarit janë lëshuar ndërsa ndaj tyre do të ketë padi adekuate. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *