Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë ish i burgosuri politik Abdylxhevat Ameti nga Tetova

Ndërroi jetë ish i burgosuri politik Abdylxhevat Ameti nga Tetova

3 Prill – Sot në orët e pasditës ndërroi jetë Abdylxhevat Ameti

Ish i burgosuri politik dhe ish aktivist i çështjes kombëtare Abdylxhevat Ameti sot ndërroi jetë.

Abdylxhevatin, tetovarët e njohën si një trim i cili gjithmonë ishte i pari në ballë të protestave, që nuk trembej as nga policia e as nga pushka e shkaut.

Që nga fëmijëria Abdylxhevati kontribuonte për të drejtat shqiptare ku më në fund u burgos duke mos ju trembur syri.

Sot trupi i tij nuk është më në mesin tonë, por vepra e tij patriotike shqiptare nuk do të harrohet.

Abdylxhevat Ameti u lind më 14.09.1970 ndërsa ndërroi jetë sot 03.04.2015.

Varrimi bëhet nesër e Shtunë me datë 04.04.2015 pas namazit të drekës tek Xhamia e Sahatit në Tetovë.

Stafi i Televizionit Koha ju shprehë ngushllime familjes Ameti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *