Home / Lajme / Botë / Ndërron jetë prokurori turk që ishte marrë peng

Ndërron jetë prokurori turk që ishte marrë peng

1 prill-Fillimisht mediat turke raportuan se pas ndërhyrjes së forcave speciale, prokurori kishte mbetur i plagosur, por më pas ishte ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, i cili shkruajti në “Tuiter” se Mehmet Selim Kiraz ka ndërruar jete”.

Prokurori turk Mehmet Selim Kiraz ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda, që i kishte marrë gjatë të shtënave të djeshme në pallatin gjyqësor në Stamboll, kumtuan autoritetet turke.
Kiraz dhe dy personat që e morën peng atë kanë mbetur të vdekur pas ndërhyrjes së forcave speciale në godinën e gjykatës në Stamboll.

“Prej më shumë se 6 orësh drejtues të policisë në Turqi negociuan me pengmarrësit, por në fund e vetmja rrugëzgjidhje mbeti ndërhyrja e forcave speciale”, tha shefi i policisë së Stambollit.

Fillimisht mediat turke raportuan se pas ndërhyrjes së forcave speciale, prokurori kishte mbetur i plagosur, por më pas ishte ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, i cili shkruajti në “Tuiter” se Mehmet Selim Kiraz ka ndërruar jete”.

Prokurori, përgjegjës për hetimin mbi vrasjen e një 14­vjeçari gjatë manifestimeve për Parkun Gezi, u mor peng në gjykatë nga anëtarë të grupit të ekstremit të majtë DHKP­C gjatë ditës së martë në Stamboll.
Hetuesi që u mbajt peng për disa orë u fotografua nga agresorët përpara një flamuri të grupit ekstremist. Adoleshenti Berkin Elvan u qëllua me armë zjarri në kokë nga një agjent i policisë. Djaloshi, sot
simbol i represionit të egër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në gjendje kome.

Kryeministri turk Ahmet Davutogllu deklaroi se sulmusit kanë hyrë në pallatin gjyqësor, duke u prezantuar si avokatë, por tani për tani nuk është e ditur se si kanë arritur të kalojnë me armë krahas masave të rrepta të sigurisë në ndërtesën gjyqësore. Kjo organizatë ultramajtiste është etiketuar si terroriste nga autoritetet turke, por edhe në SHBA dhe në vendet e BE­-së.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *