Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtimi i teatrit dhe bibliotekës shkakton reagime (VIDEO)

Ndërtimi i teatrit dhe bibliotekës shkakton reagime (VIDEO)

Tetovë, 14 Prill – Ata kanë nënvizuar se nuk janë kundër ndërtimit të këtij objekti por thonë se rrethimi me mburroja të kioskave do të thotë fund për punën e tyre e në anën tjetër kioskat nuk pengojnë punën rreth objektit. Në ndërkohë, drejtori i qendrës për Kulturë Haki Fazliu, thotë se firma e cila kryen punët rreh objektit të ri punon në bazë të lejes për ndërtim dhe punëve përgatitore prandaj edhe rrethimi i kioskave bëhet për shkaqe sigurie dhe me leje adekuate.

Pronarët e kioskave që gjenden pranë qendrës për kulturë kanë reaguar ndaj vendosjes së mburojave të metalit përreth. Pronarët fillimisht kanë ndaluar punën e ndërmarrjes që kryen punimet për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës të Tetovës. Ata kanë nënvizuar se nuk janë kundër ndërtimit të këtij objekti por thonë se rrethimi me mburroja të kioskave do të thotë fund për punën e tyre e në anën tjetër kioskat nuk pengojnë punën rreth objektit.

“Ne kemi problem me Pallatin e Kulturës, sepse ata duan që të ndërtojnë një godinë pra bibliotekën siç dihet. Ata veçmë kanë filluar punët e tyre dhe tashmë kanë marrë iniciativë që ti dislokojnë apo robërojnë këta barakat, të cilët me vite këtu ekzistojnë. Ne paguajmë qirra, rrymën, dhe ne kontratat nuk i kemi bërë as me pallatin as me postën. Ne nuk i pengojmë godinës, le të rregullohet, ata fillimisht le ta diskolojnë trafostacionin që e kanë në mes të oborrit e mos të përzihen në punët tona.Fillimisht le të ndërtohet godina, nuk ka problem, kur do lëshohet në përdorim atëherë le të pastrohet ky vend”, thotë Xhemil Selimi, pronarë i objektit, transmeton Televizioni Koha.

Një pronarë tjerë ka theksuar se qëllimi është që t`i bllokojnë e pastaj t`i largojnë.

“Ne i kemi ndaluar që të vendosin mburroja të hekurit, sepse kanë dashur që të na bllokojnë dhe ne nuk i lejuam.Erdhi edhe policia në vendngjarje dhe tash do të shohim se si do të jetë më tutje” tha Xhemil Jusufi. Në ndërkohë, drejtori i qendrës për Kulturë Haki Fazliu, thotë se firma e cila kryen punët rreh objektit të ri punon në bazë të lejes për ndërtim dhe punëve përgatitore prandaj edhe rrethimi i kioskave bëhet për shkaqe sigurie dhe me leje adekuate. “Që nga dita e shtunë, ndërmarrja e cila meret me punimet e Teatrit dhe të Bibliotekës, ka filluar punët dhe ata nëse mendojnë se kanë të drejtë ka institucione ku mund të kërkojnë të drejtën, por unë mund të them se në këtë moment punohet sipas projektit dhe sipas lejeve që është dashur detyrimisht ti kemi si institucion.Bëhet fjalë për lejen për ndërtim dhe punë përgatitore e cila ngërthen edhe kioskat të cilët me të drejtë apo pa të drejtë kanë reaguar” tha Fazliu, transmeton Televizioni Koha.

Pronarët nënvizojnë se ata nuk kanë kontratë as me pallatin apo me ndonjë institucion tjetër por kontratat i kanë me Shoqatën për menaxhim me objektet banesore.

Drejtori i kësaj shoqate Tomisllav Dabevski thotë se në fillim investuesi duhet që të sigurojë leje për rrënimin e këtyre objekteve dhe më pas duhet që të dëmshpërblejë këta objekte dhe më pas të rrënohen të njëjtat. Unë ju sigurojë se pa mos e bërë pagesën e dëmshpërblimit të këtyre objekteve ata nuk do të mund që të rrënohen”, tha Dabevski, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë, nga qendra për kulturë nënvizojnë se tre herë me shkrim kanë njoftuar këtë shoqatë që të dislokohen kioskat për shkak të punimeve.

“Tre herë i kemi njoftuar edhe atë në vitin, 2010, 2012 dhe në vitin 2014 se do të fillojnë punimet. Ata kanë hezituar që ti largojnë. Tash ndërmarrja e kryen punën për të cilën jemi marrë vesh.Bodrumi duhet të hapet më shumë se objekti përpjetë, prandaj edhe është rrezik që kioskat që rënohen”, thotë Fazliu, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër pronarët nënvizojnë se janë skeptik se brenda katër viteve do të përfundojnë punimet.

”Ne ditën që do të lëshohet në përodrim, do të pritet shiriti do të largohemi prej këtu por ne jemi skeptik se brenda katër viteve mund të përfundojë.Këkrojmë që deri në lëshimin në përdorim të objektit të qëndrojmë paralelisht sepse humbjet janë të mëdha”, thotë Xhemil Selimi, transmeton Televizioni Koha.

Ata theksojnë se fillimisht punët për këtë objekt kanë filluar pa u larguar trafostacioni që gjendet në oborr, ndërsa kur e njejta do të largohet disa ditë me qindra shtëpi dhe objekte do të ngelin pa rrymë.

Ndryshe, ditë më parë kanë filluar punët rreth ndërtimit të objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës ndërsa nga qendra për kulturë informojnë se realizuesi i punëve është duke respektuar lejet e marra nga institucionet përgjegjëse. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *