Home / Lajme / Maqedoni / Në ndërprerje rruga Strugë-Qafëthanë

Në ndërprerje rruga Strugë-Qafëthanë

6 prill-Paraprakisht Lidhja Automoto e Maqedonisë njoftoi se për shkak të mbetjeve të borës nëpër rrugë, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Strazhë dhe Presekë si dhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë – Kodra e Diellit,

Për shkak të reshjeve intensive të borës, qarkullimi në drejtimin rrugor Strugë drejt kalimit kufitar të Qafëthanës është ndërprerë për disa lloje të automjeteve.

Paraprakisht Lidhja Automoto e Maqedonisë njoftoi se për shkak të mbetjeve të borës nëpër rrugë, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Strazhë dhe Presekë si dhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë – Kodra e Diellit, ku ndalesa vlen edhe për autobus. Për automjete të udhëtarëve lëvizja është e vështirësuar dhe rekomandohen pajisje dimërore.

Për shkak të kushteve të vështira në pjesën perëndimore të vendit, për udhëtim për në Ohër dhe Strugë rekomandohet nga LAMM të përdoret aksi rrugor Shkup-Veles-Prilep-Manastir.

Qarkullimi në rrugët e tjera të vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *