Home / Lajme / Maqedoni / Nëntë mjekë shqiptarë midis më të mirëve në Maqedoni

Nëntë mjekë shqiptarë midis më të mirëve në Maqedoni

21 prill-Kjo ministri kohë më parë filloi përpilimin e listës përkatëse për të motivuar më shumë mjekët e nivelit sekondar dhe terciar të shëndetësisë publike në nivel vendi. Ministria përkatëse 100 mjekët më të mirë i vlerëson si forca shtytëse e institucioneve pranë të cilave janë angazhuar ato.

Emrat e nëntë mjekëve shqiptar u gjetën në listën e 100 mjekëve më të mirë ose më të suksesshëm të muajit të kaluar, të cilët për angazhimin e tyre dhe arritjet janë shpërblyer me nga një rrogë shtesë. Bëhet fjalë për listën e mjekëve më të mirë për muajin mars, e cila është publikuar ditëve të fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan KOHA.
Kjo ministri kohë më parë filloi përpilimin e listës përkatëse për të motivuar më shumë mjekët e nivelit sekondar dhe terciar të shëndetësisë publike në nivel vendi. Ministria përkatëse 100 mjekët më të mirë i vlerëson si forca shtytëse e institucioneve pranë të cilave janë angazhuar ato.

Sipas të dhënave zyrtare të kësaj ministrie, midis njëqind mjekëve më të mirë të muajit mars u gjetën Ilir Ismaili, i angazhuar në Klinikën e radioterapisë dhe onkologjisë në Shkup, Ismajlaki Klenja, i angazhuar në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, Aqif Ismaili, i angazhuar në Spitalin e përgjithshëm të Kërçovës, Gjyzvete Tairi, mjeke e angazhuar në Spitalin klinik të Tetovës, Arben Taravari, mjek i Klinikës së neurologjisë, Xhemaili Fati, mjek i Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, Fatmir Ferati, kardiolog, i angazhuar në Spitalin klinik të Tetovës, Destan Haliti, neurokirurg, i angazhuar në Spitalin klinik të Tetovës dhe Tahir Shenol, mjek i angazhuar në Klinikën e sëmundjeve kirurgjike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *