Home / Lajme / Maqedoni / Nesër përkujtohet 16 vjetori i rënies së Mujdin Aliut

Nesër përkujtohet 16 vjetori i rënies së Mujdin Aliut

13 prill-Mujdin Aliu, i lindur në vitin 1974 në fshatin Poroj, do të kthehet në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza të ardhshëm. Krahas

Në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Poroj, nesër do të përkujtohet 16 vjetori i rënies së Mujdin Aliut në Koshare të Kosovës.Homazhet organizohen nga ana e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së. Mujdin Aliu, i lindur në vitin 1974 në fshatin Poroj, do të kthehet në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza të ardhshëm. Krahas shumë manifestimeve dhe përkujtimeve, këngëtari i njohur kosovar Ilir Shaqiri, do t`I kushtojë një këngë këtij dëshmori të titulluar “Lulja e Koshares”, këngë që edhe sot e kësaj dite dëgjohet në shumë manifestime e cila iu dedikua pikërisht djalit të ri nga Poroji i cili e dha më jetën e tij për lirinë e Kosovës. Manifestimi fillon në ora 14.00

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *