Home / Lajme / Maqedoni / Nesër VMRO do të shpërthej “bombat” në Prilep (VIDEO)

Nesër VMRO do të shpërthej “bombat” në Prilep (VIDEO)

Prilep, 17 Prill – Nesër në fillim prej orës 13 në Sallën Universale në Prilep, VMRO-DPMNE do të mbaj një miting të hapur që është vazhdim i karvanit të mitingjeve të hapura të VMRO-DPMNE-së në tërë shtetin, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE Prilep.

Në mitingun në Prilep, fjalim do të mbaj edhe Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së ndërsa do të paraqiten pozicionet e partisë për më shumë tema aktuale dhe sfida dhe do të dërgohen porosi për atë se çka e ka në plan VMRO-DPMNE të punoj në të ardhmen.

Nderkaq, Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki tha se nuk ka asnjë logjik që kryeministri ta përgjoj vetveten. Ai theksoi se opozita e ka organizuar përgjimin, duke theksuar se partia e Zaevit po e bojkoton parlamentin tashmë një vit dhe po kërkon zgjedhje të reja.Zaev, tha Poposki, është një humbës i keq.

“Nuk është hera e parë që të përballemi me skandalin e përgjimeve në një vend evropian, por sipas gjitha gjasave për herë të parë përgjimi dhe incizimet të janë në pronësi të liderit të partisë më të madhe opozitare dhe ai këtë gjë ta shfrytëzoj si mjet për luftë politike”, tha Poposki për Dojçe Vele, transmeton Televizioni Koha.

BE dhe NATO shprehën shqetësimet e tyre për shkak të krizës politike në Maqedoni vend kandidat për anëtarësim në dy organizatat. Anëtarët e Parlamentit Evropian organizuan bisedime midis qeveris dhe pushtetit, por tash për tash pa përparim.

“Kemi hapësirë për shqetësim nga perspektiva qeveritare pasi që ky nivel i jo stabilitetit politik nuk jep imazh të mirë për Maqedoninë jashtë”, tha Poposki. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *