Home / Lajme / Maqedoni / Nga Kroacia është ekstraduar gostivarasi R.S

Nga Kroacia është ekstraduar gostivarasi R.S

Shkup, 14 prill – Siç kumtoi sot MPB-ja, R.S. u privua nga liria në VK Bajakovo më 10 janar të këtij viti pas shpalljes së urdhër-arrestit ndërkombëtar nga ana e INTERPOL-it dhe u zbatua në paraburgim ekstradimi në Kroaci.

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me policinë kroate e përfundoi ekstradimin e R.S. (44) nga Gostivari kundër të cilit në kuadër të bashkëpunimit operativ “Çekan” u ngrit kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepra të kryera penale “shoqërim kriminel”, “përfitime”, “fajde” dhe “pastrim parash” dhe të ardhura tjera nga veprat ndëshkuese.
Siç kumtoi sot MPB-ja, R.S. u privua nga liria në VK Bajakovo më 10 janar të këtij viti pas shpalljes së urdhër-arrestit ndërkombëtar nga ana e INTERPOL-it dhe u zbatua në paraburgim ekstradimi në Kroaci.
Grupi kriminel i organizuar nga ana e pesë personave, midis të cilëve edhe tani qytetari i ekstraduar nga Gostivari, ka filluar të veprojë në vazhdimësi nga viti 2008, kryesisht në territorin e komunës së Gostivarit me ç’rast motivi ishte marrja e pronës së kundërligjshme me kryerje të shumë veprave penale dhe kështu pronën e marrë e kanë lëshuar në qarkullim të paligjshëm. Për këtë, qëndron në kumtesën e MPB-së, kanë shfrytëzuar një numër të madh të firmave personale, llogari bankare, duke investuar në patundshmëri dhe në mjete transportuese, marrje të pasurisë së patundshme, si dhe dhënie e huave të paligjshme të personave fizik dhe juridik, me këtë rast duke iu llogaritur interesa të larta mujore-fajde.(koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *