Home / Lajme / Maqedoni / Një tren ndërkombëtarë në afërsi të Velesit ka shkelur 14 imigrantë

Një tren ndërkombëtarë në afërsi të Velesit ka shkelur 14 imigrantë

24 prill-Trupat e të vdekurve, siç informoi për MIA-n, Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles, gjenden në morgun e varrezave të qytetit në veles.

Në afërsi të Velesit mbrëmë rreth orës 22:30 midis stacioneve hekurudhore “Rajko Zhinzifov” dhe “Pçinja” një tren ndërkombëtar, i cili udhëtonte në relacionin Selanik-Beograd, ka shkelur 14 imigrantë.
Në vendin e aksidentit hekurudhor, ekipet e ndihmës së parë mjekësore arritën nga Shkupi dhe Velesi. Kontroll në këtë aksident kanë bërë ekipet e SPB Veles, prokuror publik dhe persona profesionistë të hekurudhës së Maqedonisë.
Trupat e të vdekurve, siç informoi për MIA-n, Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles, gjenden në morgun e varrezave të qytetit në veles.
Stojkovska shtoi se tetë imigrantë janë lënduar dhe gjenden në Stacionin policor në Veles, ndërsa ka pasur edhe një grup më të madh të imigrantëve të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *