Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit u dhanë karton të kuq reformave në arsim (VIDEO)

Nxënësit u dhanë karton të kuq reformave në arsim (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – “Jemi kundër matematikës si lëndë e obligueshme në provimin e maturës shtetërore dhe kërkojmë që të kthehet koncepti i vjetër”, tha Artan Xhelili, nxënës. Nxënësit më tej kanë theksuar se koncepti i mëhershëm ishte më i mirë. “Jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë që Matematika të jetë lëndë obliguese e provimit të maturës shtetërore.

Nxënës të shkollave të mesme në Tetovës sot kanë protestua për heqjen e lëndës së matematikës, si lëndë të tretë të detyrueshme në provimin e maturës shtetërore.

Nënë moton “Stop reformave të këqija” dhjetëra nxënës të shkollave të mesme të Tetovës nga qendra defiluan nëpër rrugët e Tetovës duke u dhënë karton të kuq reformave në arsim.

Artan Xhelili, nxënës nga Tetova tha se duhet që të kthehet koncepti i vjetër i testimit dhe të hiqet matematika.

“Jemi kundër matematikës si lëndë e obligueshme në provimin e maturës shtetërore dhe kërkojmë që të kthehet koncepti i vjetër”, tha Artan Xhelili, nxënës, transmeton Televizioni Koha.

Nxënësit më tej kanë theksuar se koncepti i mëhershëm ishte më i mirë.

“Jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë që Matematika të jetë lëndë obliguese e provimit të maturës shtetërore. Ne duam që testimi ekstern duhet të hiqet kurse matematika të jetë lëndë zgjedhore. Edhe vendimi që në provim të hyjnë vetëm ata të drejtimit matematiko natyror, nuk është i pranueshëm pasi që edhe drejtimet tjera kanë shumë orë të matematikës dhe nuk është e drejtë. Ne mendojmë se koncepti i mëhershëm ishte më i mirë”, tha Kristijan Stojanovski, transmeton Televizioni Koha.

Ditë më parë nga Ministria e Arsimit njoftuan se provimit të matematikës do t’i nënshtrohen vetëm nxënësit e drejtimit matematiko-natyror. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *