Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohet arrestimi i liderit opozitar Zaev

Paralajmërohet arrestimi i liderit opozitar Zaev

3 prill-Sipas MPB-së për këto vepra parashikohet dënim që sipas nenit 317 të Kodit Penal quhet “Shpalosje e sekreteve shtetërore”. Për këtë shkelje të ligjit parashikohet dënim me burgim deri më 10 vite.

Një pjesë e mediave në Maqedoni paralajmërojnë mundësinë e arrestimit të liderit opozitar Zoran Zaev.

Sipas këtyre paralajmërimeve, MPB ka filluar të punojnë në përpilimin e një padie të re penale kundër personit i cili deri më tani dyshohet për “Dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore” dhe “Mitmarrje”.

Sipas MPB-së për këto vepra parashikohet dënim që sipas nenit 317 të Kodit Penal quhet “Shpalosje e sekreteve shtetërore”. Për këtë shkelje të ligjit parashikohet dënim me burgim deri më 10 vite.

Pas shpalosjes së “bombës” së djeshme nga lideri i opozitës Zoran Zaev, e cila kishte të bënte me korrupsionin e shefit të inteligjencës, Sasho Mijallkov, MPB doli me akuzë që Zaev po bën shpalosjen e sekreteve shtetërore.

Tani MPB del me këtë konstatim, që hap dyshime, a po përgatitet arrestimi i Zaevit?, shkruajnë mediat.

Partia më e madhe maqedonase ka reaguar se lideri opozitar Zaev po rrezikon kapacitetet shtetërore të sigurisë dhe se po bashkëpunon me shërbime të huaja kundër interesave shtetërore

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *