Home / Lajme / Rajon / PD: Rama gënjeu në Preshevë, nuk ka njohje diplomash

PD: Rama gënjeu në Preshevë, nuk ka njohje diplomash

9 prill-Në komision, ministria e Jashtme raportoi për mbedhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deputetët ngritën pyetjen për rolin e Shqiëprisë, në heqjen e vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimin e saj në intitucionet ndërkomëbtare

Një premtim mesaduket i pambajtur i kryeministrit Rama në Preshevë për njohjen e diplomave ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Jashtëm. Ka qënë opozita ajo që ka vënë në pikëpyetje këtë deklaratë ndërkohë që është kërkuar informacion për rolin e Shqipërisë në integrimin e Kosovës.

6 muaj më pas, deklarata e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar debate sot në mbledhjen e komisonit të Jashtëm, ku opozita vuri në pikëpyetje vërtetësinë e këtij qendrimi të shefit të qeverisë shqiptare

Sokol Hoxha, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme: Ka marrëveshje fizike të realizuara dhe një declarative. Jemi në proces për realizimin e njohjes së diplomave.

Aldo Bumçi i PD-së: Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer publikisht. Sot pas 6 muaj s’kemi marrëveshje.

Në komision, ministria e Jashtme raportoi për mbedhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deputetët ngritën pyetjen për rolin e Shqiëprisë, në heqjen e vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimin e saj në intitucionet ndërkomëbtare

Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm: Deklarimet emotive është njëra gjë, ndërsa në terma praktikë është tjetër.

Valentina Leskaj, deputete PS: Cfarë po bëhet konkretisht për anëtërësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Odeta Barbullushi, zv.ministre e Jashtme: Në cdo kontakt që ne kemi në nivelet më të larta politike kemi mëshuar fort argumentin e liberalizimit të vizave. Në mbledhjen e Këshillit të Europës kemi ngulmuar të jetë e pranishme

Përtej debateve, në Komision, u vu ru një atmosferë deri miqësore, mes deptueteve femra të kaheve të ndryshme politike. (OraNews/INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *