Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Nxënësit shqiptarë regjistrohen në paralelet maqedonase

PDSH:Nxënësit shqiptarë regjistrohen në paralelet maqedonase

3 prill-Për kushtet në shkollat shqipe as të mos flasim, ka ende shkolla ku procesi arsimore zhvillohet në tre ndërrime dhe në paralele të mbingarkuara. Për dallim nga kjo në një numër të madh të shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase procesi edukativo arsimor zhvillohet vetëm në një ndërrim me numër maksimal të punësuarish në krahasim me shkollat në gjuhën shqipe.

Sekretarit i Përgjithshëm i PDSH-së dhe njëherit Kryetar i Komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiku në konferencën për shtyp mbajtur sot lidhur me arsimin shqip në Shkup deklaroi:

Në shkollën e mesme “Arseni Jovkov” edhe në shumicën e shkollave të mesme në Shkup, një numër i madh i nxënësve shqiptarë nga Shkupi dhe rrethina janë të detyruar që të regjistrohen në paralelet maqedonase, sepse paralelet shqipe janë të kufizuara dhe të stërngarkuara. Kjo na përkujton periudhën e viteve 70-80 kur flitej për pamundësinë e hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe.

Kjo situatë edhe sivjet do të përsëritet sepse konkursi i publikuar nga ana e Ministrisë së arsimit për vitin shkollor 2015/2016 nuk parasheh zgjidhje për këto probleme.

Dje kishim një deklaratë nga ministri i arsimit Abdilhaqim Ademi i cili me papërgjegjësi dhe paturpësi, gati një vit në resorin e arsimit, pas një periudhe më të gjatë kohore, doli dhe informoi shqiptarët e Shkupit se jo që do të zgjidhen problemet e shumta në arsimin shqip, por përkundrazi ata do të thellohen edhe më! Emrat e 4 shkollave të Shkupit ngelin të pandryshuar, edhe pse vetëm me një nënshkrim të ministrit këto 4 shkolla do të merrnin emra shqiptarësh ashtu siç janë struktura e nxënësve në këto shkolla.

Për kushtet në shkollat shqipe as të mos flasim, ka ende shkolla ku procesi arsimore zhvillohet në tre ndërrime dhe në paralele të mbingarkuara. Për dallim nga kjo në një numër të madh të shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase procesi edukativo arsimor zhvillohet vetëm në një ndërrim me numër maksimal të punësuarish në krahasim me shkollat në gjuhën shqipe.

Tekstet shkollore prej të cilave duhet të mësojnë nxënësit shqiptarë janë përplot me shtrembërime dhe me përmbajtje fyese për shqiptarët. Fatkeqësisht deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap për ti zgjidhur këto probleme, edhe pse ministri i arsimit është shqiptarë.

Partia Demokratike Shqiptare kërkon që konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin shkollor 2015/2016 të tërhiqet dhe të përgatitet konkurs i ri, ku do të merren parasysh kërkesat e këshillit të prindërve shqiptarë në Shkollat e mesme të qytetit të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *