Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet 16 vjetori i rënies së Mujdin Aliut (VIDEO)

Përkujtohet 16 vjetori i rënies së Mujdin Aliut (VIDEO)

Tetovë, 14 Prill – Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Poroj është përkujtuar 16 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu në luftën e Kosovës.

Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Poroj, në organizim të shoqatës së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është përkujtuar 16 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu në luftën e Kosovës gjegjësisht në thyerjet e kufirit me Shqipërinë në Koshare, njofton Televizioni Koha.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe krerët e SHVL-së, familjarë të dëhsmorëve, funksionarë dhe bashkëluftarë të Mujdinit. Me këtë rast fjalim para të pranishmëve ka folur Hazbi Lika dhe Rektori i USHT-së Vullnet Ameti. Ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika tha se Mujdini është është kthyer në një legjendë dhe ne të gjithë jemi krenarë për veprën e tij dhe heroizmin që tregoi në luftën e Kosovës. Rektori i USHT-së tha se falë sakrificës së këtyre dëshmorëve ot USHt-ja është një çerdhe diturie dhe studentët bashkë me stafin akademik çmojnë lartë vlerat e tyre.

Në ndërkohë, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka shfrytëzuar këtë manifestim për t`iu përgjigjur akuzave kohëve të fundit që vijnë nga ish-veteranët e UÇK-së të këtij fshati të cilët theksojnë se janë lënë pas dore gjatë punësimit dhe nuk është bërë agsjë për këtë fshat.

“Ne si komunë jemi duke punuar dhe angazhuar që të përkujdesemi për të gjithë e në veçanti për familjet e dëshmorëve. Kështu komuna gati që dy vite përkujdeset për 38 gra të dëshmorëve që ata të mos ndihen keq.Përgjigjeja më e mirë ndaj veprës së dëshmorëve është puna jonë që e bëjmë çdo ditë”, tha Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu fjalim me mesazhe për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve mbajtën edhe Fatmir Limani dhe kreu i SHVL-së Fazli Veliu.

Ndryshe Mujdin Aliu, i lindur në vitin 1974 në fshatin Poroj, do të kthehet në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza të ardhshëm.. Ndonëse ishte i ri vetëm 25 vjeçar kur u kyç në mënyrë aktive në luftën çlirimtare të Kosovës, Mujdin Aliu, djali i vetëm i Bab Qerim Aliut, ai kishte vetëm një ideal çlirimin e Kosovës nga okupatori sërb. Pasi ishte varrosur në fshatin Poroj, në vendlindjen e tij, Mujdin Aliu, banorët e këtij fshati do të organizohen për të ndërtuar një bust në mesin e fshatit. Megjithatë, ndërtimi i këtij busti nuk do të pritej mirë nga pushteti i atëhershëm dhe do të sillet vendim që të rënohet ky bust, por banorët u organizuan në mbrojtje të atij busti. Çdo vit, kur vjen 14 prilli ai që më shumë e ndjen mungesën e tij është Babë Qerimi, i cili e rriti Mujdinin i cili nga vija e frontit u kthye në arkivol. Qerim Aliu, më 14 prill vizitohet nga bashkëluftarët e djalit të tij, nga veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ai falënderon të gjithë ata që e kujtojnë veprën e djalit të tij dhe gjithmonë është krenar edhe pse e kishte të vetëm. Krahas shumë manifestimeve dhe përkujtimeve, këngëtari i njohur kosovar Ilir Shaqiri, do t`I kushtojë një këngë këtij dëshmori të titulluar “Lulja e Koshares”, këngë që edhe sot e kësaj dite dëgjohet në shumë manifestime e cila iu dedikua pikërisht djalit të ri nga Poroji i cili e dha më jetën e tij për lirinë e Kosovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *