Home / Lajme / Maqedoni / Plaku 78 vjeçar kërkon ndihmë (VIDEO)

Plaku 78 vjeçar kërkon ndihmë (VIDEO)

Gostivar, 27 Prill – Plaku Mehas Hajrullai 78 vjeçar nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit me lotë në sy kërkon ndihmë duke thënë se nuk dëshiron të vdes dhe pas vetës të leje borxhe që ka ndaj njerëzve.

Jeta është bërë sfidë e rëndë dhe ferr i vërtetë për 78 vjeçarin Mehas Hajrullai nga fshati Gjurgjevisht i rrethinës së Gostivarit. Deri para dy javësh, ngushëllimi i vetëm për atë ishte bashkëshortja e tij. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte ajo që të paktën lëvizte derën në dhomën – shtëpi ku jetonin bashkë për plotë 50 vite. Prej dy javësh, që nga vdekja e saj, 78 vjeçari ngeli i vetëm në një shtëpi të vogël njëdhomësh që për çdo çast mund të shembet. Duke rrëfyer peripecitë që ia solli jeta, axha Mehas shprehet të derisa ishte gruaja e gjallë, edhe pse e sëmurë si mos ma keq, të paktën ishin dy shpirtra që frymonin në shtëpinë e tyre të vjetër. Tani që ka ngelur vet, thotë se shtëpia i është bërë ferr. Thotë se çdo natë paraqet një sfidë në vete për atë, njofton Televizioni Koha.

Që e keqja të mos ketë fund, përveç vetmisë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, axha Mehas përballet edhe me ekzistencën. Pranon ndihmë sociale, nga e cila nuk mund të mbulon thuajse asnjë shpenzim. I përlotur thotë se ende nuk ka arritur të paguaj shpenzimet e spitaleve dhe varrimit të gruas. Në moshë të thyer dhe me shëndet të rënduar, thotë se nuk dëshiron të vdes dhe pas vetës të leje borxhe që ka ndaj njerëzve. Për të dal në ndihmë të tij, njerëzit e vullnetit të mirë dhe human mund të vendosin lidhje me atë, përmes numrit të telefonit: 071 892 786. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *