Home / Lajme / Maqedoni / Policia Maqedonase ka kërkuar nga fshatarët e Malinës patate të ziera dhe mish të terur

Policia Maqedonase ka kërkuar nga fshatarët e Malinës patate të ziera dhe mish të terur

27 Prill – Policia sot në mëngjes është tërhequr nga fshatrat e Malësisë së Karadakut. “Dje deri ora 5 pasdite policia ka qenë në fshat, kurse ora pesë janë tërhequr dhe kanë dalë jashtë fshatit, duke na mbajtur në rrethim deri në ora 5 të mëngjesit.

Më pas janë larguar edhe nga përreth fshatit dhe tani nuk e dimë se a janë në malet përreth apo jo”, deklaroi për “Lajm”, kryetari i bashkësisë vendore të fshatit, Vehbi Saliu. Në ndërkohë banorët e fshtrave të Malësisë së Karadakut ankohen se policia është sjellur në mënyrë të pahijshme.

Banori i fshatit Tanushë, Ismail Ibrahimi, ka shkruar në Facebbok, se policia nuk ka kërkuar vetëm patate të ziera, por edhe mish të terur.

“Të nderuar miq, qytetar dhe fshatar. Policia janë në aksion në emër të partisë shqiptare në pushtet, e cila i detyron fshataret qe t’ u ziejn dhunuesve patate, u kërkon edhe buke të freskët me tamël, kos gjize, dhe djathë me kajmak, domate e speca turshi, dikund dikund edhe mish të terur, e mjaltë të bimëve, origjinale. Kjo është e vërteta e hidhur e pa pritur! Por ndodhë edhe kjo, pushtetarët e veshur me petkun e kriminelit, e kanë fuqinë e dorës së hekurt dhe munden t’ i realizojnë qëllimet e tyre kriminele diskriminuese duke shkelur dhe shtypur te drejtat tona qytetare me gjithë mekanizmin ushtarako policor , pa zgjedhur as mjete as metoda drejt cakut te tyre kriminal. Ky pushtet është i gatshëm, të ta vjedhin VOTEN ,pastaj edhe kafshatën e bukës, njashtu edhe infrastrukturën, duke filluar nga rrjetet rrugore,ujore, elektricitetin,objektet shkollore dhe ato shëndetësore, ma ne fund ta vjedhin dhe shkatërrojnë edhe nderin e moralin , bujarin ,mikpritjen dhe respektin njerëzor ,duke keqpërdor respektit burrërore te malësorëve , duke i detyruar me forcën e hekurt për t,u shtuar miqve te dhunshëm sofrës e turpit, me gjithë artikujt ushqimor te kërkuar nga HAJDUTET kriminel te pa mëshirshëm. Kjo, pra është kur ujkut gjakpirës i dorëzohen delet dhe qengjat ne përkujdesje!!!!!!!!!!!!!!!!!!……….Kam dhembje shpirtërore për përjetimet dhe vuajtjet për banoret e KARADAKUT. Përshëndetje nga banori i Karadakut, nga Tanusha e pa tundur por e turpëruar. nga këto maskarenj, të cilët nuk ngopen as me gur e dru duke pir gjakun e qytetareve te pafajshëm”, ka shkruar ai në “facebook”.

Vehbi Saliu nuk ka mundur t’i konfirmojë këto informacione për shkak se ende nuk ka pasur mundësi të kontaktojë me të gjithë banorët e kësaj ane. “Sot do të përpiqem ti takoj banorët dhe do të bisedoj me ta. Nuk është për tu habitur edhe nëse kanë kërkuar diçka të atillë. Gjithçka është e mundur”, tha Saliu./almakos

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *