Home / Lajme / Maqedoni / Policia po bisedon për lirimin e katër policëve në Goshincë

Policia po bisedon për lirimin e katër policëve në Goshincë

Kumanovë, 21 Prill – Policia aktualisht po negociojnë për lirimin e katër policëve të kapur në stacionin policor në Kumanovë në postbllokun e fshatit Goshincë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se persona të armatosur kanë sulmuar stacionin policorë në fshatin Goshincë të Likovës.

” Rreth orës katër të mëngjesit disa persona të armatosur kanë sulmuar stacionin policorë në Goshicë, me qerastë kanë marrë si pengë katër nga policët në detyrë. MPB menjëherë ka intervenuar, dhe ka filluar me negociatat, për ti liruar policët në detyre. Të njëjtit kanë pasur embleme të UÇK, ku me vete kanë pasur edhe përkthyes I cili shumë dobët bisedonte maqedonisht. Pas gjysmë ore personat janë liruar duke I dëmtuar radiolidhjet dhe, duke e marrë armatimin nga policët, ka pohuar Kotevski ” transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *