Home / Lajme / Maqedoni / Policia qëndron në hyrje të Karadakut në Shkup

Policia qëndron në hyrje të Karadakut në Shkup

Shkup, 28 Prill – Në Karadakun e Shkupit po mbretëron një qetësi dhe se vazhdon të ketë prani policore. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka theksuar se ka shtuar masat e sigurisë dhe se po mban nën kontroll tërë situatën.

Në akset rrugore që çojnë drejt këtij destinacioni nga ana e Shkupit, por edhe Kumanovës, vërehet prania e njësiteve speciale policore, të cilët rrijnë të stacionuara nëpër rrugë.

Banorë të Malinës kanë theksuar se nuk ka prani të policisë në fshatra, por ata druajnë se prania e tyre është sipër pjesë së malit që çon drejt brezit kufitar me Kosovën.

“Jemi të kujdesshëm dhe nuk lëvizim shumë, sepse ku i dihet”, theksoi për INA një banorë i këtij fshati.
Vebi Saliu, përfaqësues i fshatit thekson se nuk din saktë se a është tërhequr plotësisht policia dhe se ai së bashku me bashkëfshatarët e tij do të vendosin se çka më tutje dhe si do të reagojnë nga kjo situatë e krijuar.

Prania e forcave policore është edhe në zonat urbane, ku në hyrje dalje të Kumanovës dhe Shkupit vërehen patrulla policore, por edhe prania e mjeteve transportuese me pjesëtar të njësisë për ndërhyrje të shpejtë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka theksuar se ka shtuar masat e sigurisë dhe se po mban nën kontroll tërë situatën. Në zonën e Karadakut të Shkupit akoma nuk ka qëndruar ndonjëri nga përfaqësuesit zyrtar shqiptar të Qeverisë, për t’u informuar me shqetësimet e banorëve lokal. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *