Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Dalja nga kriza është dorëheqja e qeverisë aktuale

PPD: Dalja nga kriza është dorëheqja e qeverisë aktuale

24 prill-PPD është e bindur se opinioni publik shqiptar në Maqedoni i njeh mirë qëllimet e aktrimit të aktorëve kryesorë të BDI-së të cilët sa herë që gjinden nën shtypjen e opinionit vendas dhe ndërkombëtar për ta lëshuar qeverinë mundohen të bëjnë drama për ti bindur ata për domosdoshmërinë e mbetjes së tyre në Qeveri.

Partia për Prosperitet Demokratik i përshëndet konkluzionet e Këshillit evropian të ministrave të jashtëm në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë.

Duke u thirrur në pikat 2 dhe 3 të konkluzioneve të Këshillit, PPD konsideron se është kohë e fundit që liderët e partive politike të cilët janë në grindje mes vedi duke e akuzuar njëri tjetrin për përgjime masive antiligjore, korrrupsion, partizim të institucioneve të shtetit, partizim të gjyqësorit dhe vënien nën kontroll të mediumeve dhe ndalimin e fjalës së lirë, të ulen në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësim dhe lehtësim ndërkombëtar dhe të gjejnë zgjidhje të kapshme politike të cilat do të kontribuojnë në ç’rrënjosjen e krimit të organizuar ekonomik, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe sundimin e shtetit të së drejtës si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Partia për Prosperitet Demokratik thellë është e bindur se synimet e sipërshënuara nuk mund të realizohen nëpërmjet të shpalljes së amnestisë së përgjithëshme për personat për të cilët dyshohet se janë pjesë e kriminalitetit të organizuar sepse një akt i këtillë nuk do ta ç’rrënjos të keqen e cila me vite e pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijoi oligarse kriminele politike.

PPD konsideron se shthurrja juridike për veprat që kanë të bëjnë me funksionimin e gjyqësorit mund të jetë efikase poqese themelohet gjykatë dhe prokurori speciale me prani të gjykatësve të BE-së, sepse është e pranuar dhe ditur se gjyqësori në Maqedoni është një sistem i shkatërruar tërësisht dhe jo i besueshëm të qytetarët.

Daljen nga kriza PPD e sheh nëpërmjet të dorëhjekjes së qeverisë aktuale, krijimit të një koalicioni të gjërë të partive politike në të cilën do të merrnin pjesë dhe përfaqsues të partive jashtë parlamentare dhe sektorit civil.

Me qëllim të organizimit të suksesshëm të zgjedhjeve PPD është e qëndrimit se qeveria e tashme menjëherë duhet ti ndërpresë punësimet partiake, shitjen e tokës shtetërore dhe të merret vetëm me aspekte teknike të funksionimit ë Qeverisë.

Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se ngjarjet e pakëndëshme të këtyre ditëve në Gushinë të Likovës ishin një dramë e pasukseshme që i gjasonte shumë komedisë e cila mund të ketë qenë nën regjinë dhe aktrimin e mundëshëm të aktorëve qeveritar për shpëqëndrimin e vëmendjes nga aktualitetet ditore.

PPD është e bindur se opinioni publik shqiptar në Maqedoni i njeh mirë qëllimet e aktrimit të aktorëve kryesorë të BDI-së të cilët sa herë që gjinden nën shtypjen e opinionit vendas dhe ndërkombëtar për ta lëshuar qeverinë mundohen të bëjnë drama për ti bindur ata për domosdoshmërinë e mbetjes së tyre në Qeveri.

Partia për Prosperitet Demokratik i dënon këto veprime që, poqese janë të organizuara nga qarqe të caktuara, mund të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe i fton organet përkatëse ta zbardhin këtë rast.

Në lidhje me këtë PPD konsideron se nuk ka nevojë të thirren qytetarët ta rruajnë gjakëftohtësinë sepse ata vetë e dijnë se nuk duhet të bëhen pre e manipulimeve të kota për interesa të huaja.

PPD apelon te të gjithë qytetarët ta ruajnë paqën sepse Maqedonisë nuk i duhen konflikte dhe aq më pak luftëra për interesa të huaja.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *