Home / Lajme / Maqedoni / PPD takime në zyrat e BE-së në SHkup

PPD takime në zyrat e BE-së në SHkup

28 prill- Situatat e këtilla RM-së ja ulin imazhin dhe e largojnë nga antarësimi në UE. Këto veprime nuk e shprehin vullnetin e qytetarëve të RM-së, njoftojnë nga PPD-ja.

Kryetari i PPD – së Nexhat Bexheti në Zyrën e Unionit Europian në Shkup u takua me sekretarin e parë për politik të UE-së z. Kamila Duda – Kawecka. Takimi u inicua nga situata aktuale në vendbanimet Gushincë dhe Malinë. Kryetari i PPD – së Nexhat Bexheti kërkoi nga zyrtarët e UE-së të angazhohen maksimalisht që të kontribojnë në kapërcimin sa më të shpejtë të situatës së palakmueshe për banorët e viseve ku ndodhi kriza, dhe sa më shpejtë në ato vise të funksionojë jeta normale. Situatat e këtilla RM-së ja ulin imazhin dhe e largojnë nga antarësimi në UE. Këto veprime nuk e shprehin vullnetin e qytetarëve të RM-së, njoftojnë nga PPD-ja.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *