Home / Lajme / Maqedoni / Prezentim i kulturës dhe valles shqipe (VIDEO)

Prezentim i kulturës dhe valles shqipe (VIDEO)

Tetovë, 28 prill – Një delegacion i mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës fillore të Tearcës qëndruan për një vizitë disaditore në Stamboll të Turqisë.

Nikoqire e këtij delegacioni ishte shkolla fillore “Deniz Ish” nga Komuna e Yskidarit në Stamboll, me të cilën shkollë edhe është lidhur bashkëpunim I ndësjelltë.Festa e fëmijëve, 23 Pirlli, bashkoi fëmijë nga shumë vende të botës ku qëndruan në këtë qytet për disa ditë për të sjellë ngrohtësi e dashuri pranverore.

“Vallja Tetovare” dhe vallja e “Pavarësia e Kosovës”, më muzikë të butë e mbresëlënëse ngriti në këmbë të pranishmit, ishin nxënësit e kësaj shkolle që interpretuan për bukuri. Ishte festa e fëmijëve 23 prilli që tuboi në Stamboll dhe në shumë qytete tjera në Turqi, shumë fëmijë të vendeve të ndryshme të botës, nxënësit e kësaj shkolle me veshje kombëtare iu bahkangjitën defilimit me fëmijët tjerë nga disa shtete në manifetsimin e përbahkët. Pasoi prezentimi i valles edhe në programin e shkollës nikoqire.

Gjatë këtij qëndrimi në Stamboll, delegacioni i shkollës së Tearcës përbëhej nga arsimtarët, Shengjyle Memeti, Semial Rexhepi, Florim Jonuzi dhe Musa Ismaili, në cilësinë edhe të koreografit të valleve të preznetuara.

Nxënësit gjatë qëndrimit në Turqi ishin të vendosur nëpër shtëpitë e fëmijëve nxënës të shkollës nikoqire ku krijuan shoqëri e miqësi të reja dhe u ndanë shumë të kënaqur me pritjen e ofruar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *