Home / Lajme / Maqedoni / Protesta për drejtësi për rastet ‘Monstra’ dhe Sopotin

Protesta për drejtësi për rastet ‘Monstra’ dhe Sopotin

28 prill-
Këto organizata i ftojnë të gjitha OJQ-të që synim dhe program të tyre kanë mbrojtjen dhe liritë e njeriut, të na bashkangjiten për organizimin e një marshi dinjitoz në qytetin e Shkupit, duke u solidarizuar me rastin dhe duke kërkuar siç përmendet kërkesat e mëposhtme:

Së shpejti do të nisin protestat për drejtësi për rastin “Monstra” dhe rastin e Sopotit, lidhur me dënimin e pafajshëm të shqiptarëve në këto dy raste që konsiderohen të montuara në Maqedoni.

Protesta është thirrur nga Këshilli Organizativ: Drejtësi për të burgosurit e rastit “MONSTRA” në bashkëpunim me Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni.

Këto organizata i ftojnë të gjitha OJQ-të që synim dhe program të tyre kanë mbrojtjen dhe liritë e njeriut, të na bashkangjiten për organizimin e një marshi dinjitoz në qytetin e Shkupit, duke u solidarizuar me rastin dhe duke kërkuar siç përmendet kërkesat e mëposhtme:

1. Shpalljen e pafajsisë së plotë të rastit të montuar të Sopotit;

2. Zbardhjen dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtet të këtij rasti; dhe

3. NDAL rasteve të montuara dhe

4. Mbisundim i ligjit dhe drejtësisë në vend.

Organizatorët e protestave kanë theksuar se së shpejti do të informojnë me detaje plotësuese lidhur me mbajtjen e protestës.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *