Home / Lajme / Maqedoni / Protesta Tetovë: Nuk e duan testimin ekstern (VIDEO)

Protesta Tetovë: Nuk e duan testimin ekstern (VIDEO)

Tetovë, 17 prill – Nxënës të disa shkollave të mesme të Tetovës kanë protestuar sot në Tetovë në orët e paraditës kundërt testimit ekstern.

Ata kanë kundërshtuar testimin ekstern duke kërkuar që i njëjti të anulohet. Ata poashtu kanë mbajtur edhe pankarta me moton, “Nuk dorëzohemi”, “Stop reformave të kqija në arsim”, “Nuk duam testim ekstern, “ etj.

Ron Mirta, nxënës i gjimnazit të Tetovës, tha se gjatë kësaj periudhe që nuk kanë protestuar kanë pritur që greva e profesorëve të ndikojë në anulimin e testimit esktern por ajo dështoi. Sipas tij ka ardhur koha që të gjithë të ngrihen dhe të protestojnë kundër testimit ekstern. Ai ka numëruar edhe mangesitë e testimit ekstern.

“Nuk mund të vlerësohet një nxënës për diturinë qe e ka fituar tërë vitn brenda një ore me 30 minuta. Probleme të testeve kemi hasur të gjithë duke shikuar pyetje të pakuptimta, pyetja pa përgjigje, pyetje të përziera.Profesorët tanë na vlerësojnë për punën tonë që e bëjme gjatë gjithë vitit dhe ajo notë duhet të jetë deri në fund. Nuk mundet që të dënohen profesorët për shkak se ndonjë nxënës që gjatë gjithë vitit nuk ka mësuar dhe me anë të testimit ekstern duke “luajtur” dhe duke i zgjedhur përgjigjet e kota fitojnë një notë të mirë, atëherë automatikisht testimi ekstern shndërrohet në një testim fati ku secili me pak fat mund të marrë notë shembullore”, tha ai, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë protestës së sotme poashtu nxënësve të gjimnazit të Tetovës u janë bashkangjitur edhe nxënës të shkollave të tjera të mesme, si dhe nxënësit maqedonas.

“Dredhitë që na i bëni nuk i besojmë sepse ne kemi të drejtë të protestojmë për çdo gjë që na pengon. Shpresojmë që në këtë organizim për anulimin e testit të na bashkohen të gjithë shkollat dhe të mos frikohen nga mashtrimet që u bëhen atyre.Ky testim duhet të anulohet një herë e përgjithmonë për këtë shkak ne të gjithë shqiptarë e maqedonas nuk do të dorëzohemi dhe do të bojkotojmë mëismin derisa të anulohet testimi ekstern”, tha Ron Mirta, nxënës i gjimnazit të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Ai ka thënë se nuk ka pasur presione që të dalin në protesta por profesorët u kanë thënë që të mos qëndrojnë në rrugë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *