Home / Lajme / Maqedoni / Pse nuk po hapet pika kufitare Llojan – Miratoc !?

Pse nuk po hapet pika kufitare Llojan – Miratoc !?

10 prill-Derisa kryetari i komunës kufitare Likovë, Sadulla Duraku ka theksuar se nuk është përgjegjës për këtë çështje, ka kërkuar që pyetja e tillë të parashtrohet në adresë të zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri dhe dhe zëvendëskryeministrit për evrointegrime Fatmir Besimi.

Me vite të tëra po zvarritet hapja e vendkalimit kufitar midis Llojanit dhe Miratocës, dy vendbanimet që lidhin Maqedoninë me Luginën e Preshevës.

Banorët e fshatit Llojan të rajonit të Kumanovës përmes rrjeteve sociale kanë parashtruar pyetje publike në drejtim të autoriteteve qeveritare dhe zyrtarëve shqiptarë në Maqedoni se cila është arsyeja e mos hapjes së kësaj pike kufitare.

Ja postimi i plotë:

Mundësisht le të jenë përgjigje serioze!

Cila mendoni se është arsyeja e mos hapjes së pikëkalimit Llojan – Miratoc?

Nëse do ta gjejmë arsyen, atëherë arsyeja jonë për hapjen e këtij pikëkalimi edhe më shumë do të forcohet. Se jemi të ngujuar këtë po e dimë, por mundësisht le të na tregojë dikush arsyen e këtij ngujimi. Pavarësisht përgjigjeve, pas disa ditëve këtë pyetje do t’ia dërgojmë deputetëve të zonës dhe kryetarit të Komunës së Likovës. Nëse edhe këta nuk na përgjigjen, atëherë të njëjtën pyetje do t’ia dërgojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Mjaft më me heshtje, heshtje të cilën politikanët përmes emisarëve të tyre dukshëm e kultivuan dhe e ujitën. Do të fillojmë në mënyrë krejt paqësore që ta kërkojmë një të drejtë krejt të natyrshme që jonatyrshëm po na mohohet. Pikërisht në kohën kur bota me të madhe flet për lëvizjen dhe komunikimin e lirë mes njerëzve dhe popujve, aq më tepër në rastin tonë, ku një popull të të njëjtës kombësi është ndarë më dysh!

Derisa kryetari i komunës kufitare Likovë, Sadulla Duraku ka theksuar se nuk është përgjegjës për këtë çështje, ka kërkuar që pyetja e tillë të parashtrohet në adresë të zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri dhe dhe zëvendëskryeministrit për evrointegrime Fatmir Besimi.

Por, nga këto dy dikastere nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe po vazhdon heshtja lidhur me hapjen e kësaj pike kufitare, e cila është një arterie lidhëse që me dekada ishte shfrytëzuar nga dyja vendbanimet por edhe tërë zona për lëvizjen e lirë. Në të dyja anët janë krijuar kushtet infrastrukturore dhe është asfaltuar rruga në të dyja drejtimet, por vetëm pritet vendimi qeveritar për hapjen e kësaj pike kufitare, e cila është kërkesë disavjeçare e banorëve të këtyre anëve, por gjithmonë ka mbetur vetëm si premtim elektora

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *