Home / Lajme / Maqedoni / Publikohet edhe një transkript bisede midis Thaçit dhe ish-ambasadorit shqiptar

Publikohet edhe një transkript bisede midis Thaçit dhe ish-ambasadorit shqiptar

30 prill-Ja se çfarë përmban biseda e publikuar nga ana e LSDM-së apo transkriptim i publikuar:

Nga bisedat e përgjuara është publikuar edhe një bisedë midis kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku. Kjo bisedë daton nga periudha e vitit 2012 dhe ka të bëjë me zhvillimet politike në Maqedoni, informon INA.

Ja se çfarë përmban biseda e publikuar nga ana e LSDM-së apo transkriptim i publikuar:

A: A je lodhur

M:Pak, jo shumë.

A: Mos u lodh shumë, shoku (Enver Hoxha) ka thënë të punojmë pa u lodhur.

M:S’kemi për çka të lodhemi, kështu më ngadalë.

A: Shoku juaj që do të shkonte në Tiranë, do të vijë këtu në javën e parë të prillit

M: Shumë mirë

A: Po shiko tani, ke mundësi ta takosh edhe këtu

M:Bravo, më mirë ta shoh këtu, të mos …

A: A!

M: Për shkak se jam në telashe, e ke parasysh

A: Për ate të kërkova, jo ashtu jo kështu, në prill këtu do ta takosh, më mirë është

M: Sigurisht, ndonjë gjë a ke ,dhe shumë të faleminderit

A: Një djalë donte të takonte, a e ke takuar ?

M: Jo nuk kam pasur mundësi, të shoh ta kërkojë këtë jave, por me telefon ne kemi komunikuar

A: Mirë, nuk e di çka ka

M: Po të shoh

A: Unë javën që vjen do të zhvillojë dy takime të nivelit komunal me Sadi Bexhetin dhe shokun tënd R.O (që aludohet në Rufi Osmanin). Ti pyes se çfarë do të bëjnë për 100 vjetorin

M: Shumë mirë, s`ka problem

A: Kam vërejtur se je frikësuar nga koalicioni i ri që do të realizohet

M: (Qeshet)Shumë mirë është kryer

A: Mendoj se shumë mirë ke kaluar tek (mendohet për vizitën tek ambasada e SHBA-ve)

M: Shumë mirë, një orë e gjysmë, por do të bisedojmë

A: S`ka problem

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *