Home / Lajme / Maqedoni / Punësime të reja në DAP, 17 maqedonas -0 shqiptarë.

Punësime të reja në DAP, 17 maqedonas -0 shqiptarë.

8 prill-Sipas dokumenteve të cilat kanë arritur deri tek “tetova1.com”, në konkursin e fundit të publikuar nga Drejtoria për të Ardhura Publike – data 31.12.2014, janë punësuar 17 maqedonas nëpër njësitë rajonale të drejtorisë ku përfshihet edhe Tetova.

Vazhdon politika diskriminuese e institucioneve shtetërore ndaj shqiptarëve. Sipas dokumenteve të cilat kanë arritur deri tek “tetova1.com”, në konkursin e fundit të publikuar nga Drejtoria për të Ardhura Publike – data 31.12.2014, janë punësuar 17 maqedonas nëpër njësitë rajonale të drejtorisë ku përfshihet edhe Tetova.
Konkretisht në njësinë rajonale në Tetovë-në inspektoriatin tatimor janë punësuar dy maqedonase edhe pse ka pasur kandidatë shqiptarë të cilët i kanë ndjekur të gjitha procedurat e aplikimit dhe të intervistimit. Por si duket politika qeveritare nuk merë në konsideratë atë që më së shumti përmendet nga përfaqësuesit politik të BDI-së, rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore.

/tetova1/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *