Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët njoftohen me përparësitë e parkut nacional (VIDEO)

Qytetarët njoftohen me përparësitë e parkut nacional (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Shpallja e Malit Sharr si park nacional është diskutuar në Tetovë në organizimin e shoqatës gjermane “Euronatyre” si dhe shoqatës Ekologjike të Maqedonisë.

Sipas organizatorëve ky debat është titulluar “Mali Sharr-sfidat për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë natyrore”.

Organizatorët theksuan se iniciativa për shpalljen e Malit Sharr si park nacional ka filluar nga viti 1999 por prej atëherë e deri më sot kjo iniciativë nuk ka mundur që të hyjë në seancë parlamentare.

Ndërsa pjesëmarrësit e këtij takimi thonë se shpallja e Malit Sharr do të ndihmonte edhe banorët e Malit Sharr që të jenë më të sigurt dhe të kenë rritje ekonomike më të madhe, kur dihet se banorët e Sharrit ekzistencën e sigurojnë nga pasuritë që i ka mali Sharr, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, në muajin shkurt qeveria e Maqedonisë ka obliguar Ministrinë e Ekologjisë që të hartojë strategji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park nacional. Tribuna në Tetovë kishte për qëllim që të bashkojë të gjitha shoqatat, institucionet, individët në nivel lokal dhe nacional të cilët realizojnë aktivitete të ndërlidhura me mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë natyrore të Malit Sharr gjatë 15 viteve të fundit dhe të nxit debat për hapat e mëtejshëm. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *