Home / Lajme / Rajon / Rama e Meta me Ivanov, asnjë fjalë për shqiptarët në Maqedoni

Rama e Meta me Ivanov, asnjë fjalë për shqiptarët në Maqedoni

3 prill-Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi mesazhin e kësaj vizite të rëndësishme të Presidentit Ivanov në Shqipëri e cila lidhet ngushtë me rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Në këtë drejtim z. Meta theksoi se duke punuar më ngushtë së bashku, Shqipëria dhe Maqedonia janë më konkurruese në tregjet e mëdha.

Në dy njoftimet e lëshuara nga kryeministria dhe Kuvendi nuk thuhet as edhe një fjalë për çështjen shqiptare në Maqedoni.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dje janë takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Informacionet mbi këto takime kanë qenë tejet shterpe, ndërsa ajo që është më skandaloze se nga njoftimet zyrtare mbi takimet të lëshuara për mediat nuk përmendet as edhe një fjalë për çështjen shqiptare në Maqedoni dhe problemet e tyre, informon INA.

Asnjë fjalë për çështjen e shqiptarëve, kërkesat dhe shqetësimet e tyre si dhe një varg tema të tjera që duhet ngritur nga autoritetet e Tiranës zyrtare.

Në fokusin e takimit Ivanov – Meta siç shkruhet paska qenë çështja e pakicës maqedonase në Pustec dhe se për këtë është shprehur mirënjohje për Ilir Metën për vizitën e tij të fundit dhe vëmendjen e veçantë ndaj këtij komuniteti.

Njoftimet zyrtare nga kabinetet e Ramës dhe Metës lartësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe angazhimin për bashkëpunim më frytëdhënës.

Ja se çfarë përmban komunikata e lëshuar nga kryeministria lidhur me takimin Rama – Ivanov:

Forcimi i bashkëpunimit në kuadrin e projekteve të përbashkëta rajonale, të mbështetura nga BE, ishte fokusi i bisedimeve mes palëve.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ivanov theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t’i konsoliduar ato në bazë të respektit e fqinjësisë së mirë, si dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Të dy personalitetet ndanë të njëjtin angazhim që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të jetë më frytdhënës në të ardhmen, veçanërisht në fusha si infrastruktura, transporti, energjia, të cilat do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të dy vendeve.
Meta mirënjohje nga Ivanov për vëmendjen për maqedonasit e Pustecit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Maqedonisë z. Gjorge Ivanov me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vunë në dukje nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi mesazhin e kësaj vizite të rëndësishme të Presidentit Ivanov në Shqipëri e cila lidhet ngushtë me rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Në këtë drejtim z. Meta theksoi se duke punuar më ngushtë së bashku, Shqipëria dhe Maqedonia janë më konkurruese në tregjet e mëdha.

Presidenti i Maqedonisë z. Gjorge Ivanov pasi shprehu kënaqësinë e kësaj vizite në Shqipëri vuri në dukje se fokusi i marrëdhënieve dypalëshe duhet të jetë ekonomia. Në këtë kuadër duhet shkurtuar distanca mes Shkupit dhe Tiranës dhe duhet shtuar fokusi në zhvillimin e mëtejshëm infrastrukturor me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të aksesit të produkteve të agro-ushqimore në tregjet reciproke.

Presidenti Ivanov shprehu mirënjohjen për vizitën e fundit të Kryetarit të Kuvendit Meta në Komunën e Pustecit duke vlerësuar vëmendjen që po i kushtohet pakicës maqedonase dhe nevojave të saj në Shqipëri. Në këtë kuadër z. Meta dhe z. Ivanov ndanë bindjen se mes dy popujve ekzistojnë lidhje të forta miqësie dhe kulturore që kontribuojnë në cilësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Në përfundim të takimit Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë në proceset e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë dhe nënvizoi se të dy parlamentet do e forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre, në interes jo vetëm të forcimit të ndërlidhjes mes dy vendeve por edhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *