Home / Lajme / Rajon / Rama: Nuk më shqetësojnë fare vërejtjet nga BE dhe SHBA

Rama: Nuk më shqetësojnë fare vërejtjet nga BE dhe SHBA

Tiranë, 11 Prill – Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas zyrtarizimit të shumicës së kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit.

Ai ka folur edhe për kritikat e Blushit, por edhe për deklaratat e BE-së e SHBA-së, në lidhje me intervistën e tij për bashkimin Shqipëri-Kosovë

Kur pritet të realizohet prezantimi i kandidatëve të Tiranës?

Besoj se brenda javës së ardhshme dhe mendoj se në mesjavë do jemi gati.

Kritikat e Blushit si i pritët?

Unë kam bërë sot disa takime. Nuk mbaj mend se sa, ku kemi pasur debate dhe nuk kam ndonjë kujtesë për ndonjë debat të veçantë me ndonjërin nga deputetët. Ne debatojmë në mënyrë të natyrshme me njeri tjetrin.

Keni një përgjigje për akuzat e PD që thotë se ju po prezantoni persona të inkriminuar?

Nuk di çfarë kanë parasysh. Para pak çastesh mësuam se një kandidat i shpallur prej tyre u shpall fajtor nga gjykata dhe mesa më rezulton do jetë në burg. Shpreh keqardhje të thellë për PD që tjetër thotë, tjetër bën, tjetër mendon.

FRD, PSD, PDS do jenë me ju?

Jemi në diskutime me të gjithë. Koalicioni do të jetë i madh. ne kemi shqetësim kryesor që në këto zgjedhje nuk jemi duke bërë garën e rradhës për një palë zgjedhje vendore, por po përcaktojmë fatin e reformës administrative. Të gjithë qytetarët duhet ta shohin këtë proces si një proces që do përcaktojë shumë mënyrën se si do qeveriset niveli vendor. Qytetarët do të dinë të zgjedhin dhe do bëjnë zgjedhjen më të mirë.

A do ishte më mirë që të kishte garë brenda PS-së me projekte konkrete nga kandidatët? Në këtë mënyrë do të rrëzonit zërat se procesi po bëhet nga një njeri i vetëm…

Këto janë pjesë e jetës dhe mua nuk më bëjnë përshtypje dhe as nuk i dëgjoj fare. Jam mësuar kaq shumë me muhabete pazari të përkthyera në trajtë akuzash politike saqë kam fituar imunitet të plotë. Asnjëherë më parë nuk është bërë një proces kaq i imët konsultimesh dhe kaq i detajuar për të thithur opinionin e qytetarëve

Në sa bashki rezultoni fitues?

Për ne këto nuk janë zgjedhje politike, por janë zgjedhje me një rëndësi historike për shkak të një reforme historike që kemi ndërmarrë.

Ju shqetësojnë vërejtjet nga Brukseli dhe SHBA?

Fare

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *