Home / Lajme / Maqedoni / Raundi i dytë i negociatave pa shqiptarët

Raundi i dytë i negociatave pa shqiptarët

14 prill-Edhe në këtë raund të dytë nuk është paraparë ndryshimi i formatit apo ftesa për ndonjërën nga partitë shqiptare, edhe pse ato së fundi kanë bërë thirrje për përfshirjen e tyre.

Në Bruksel të mërkurën është paralajmëruar raundi i dytë i negociatave në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Në këto negociata do të ulen përfaqësuesit e dy partivë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Edhe në këtë raund të dytë nuk është paraparë ndryshimi i formatit apo ftesa për ndonjërën nga partitë shqiptare, edhe pse ato së fundi kanë bërë thirrje për përfshirjen e tyre.

Raundi i negociatave midis VMRO-DPMNE dhe LSDM në Bruksel po zhvillohet me iniciativë dhe me ndërmjetësimin e treshes së eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Hoëitt dhe Eduard Kukan. Dyja palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre dhe kanë shprehur qëndrime kontradiktore.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE dhe të LSDM-së në këto bisedime të ndërmjetësuara nga treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit kanë shprehur qëndrime kontradiktore duke mos gjetur asnjë pikë të përbashkët. Bisedimet janë ndjekur edhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian Kristina Grau dhe Dejvid Kulen.

Siç mësohet, delegacioni i LSDM-së i udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska ka qëndruar pas kërkesave për qeveri kalimtare, dorëheqje të ministrave, udhëheqësisë së RTVM-së si dhe të prokurorit publik. Por këto kërkesaq janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e treshes së eurodeputetëve theksohet se palët negociatore janë dakorduar për një takim tjetër të radhës, pas festës së Pashkëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *