Home / Sport / Renova fiton ndaj Shkëndijës (VIDEO)

Renova fiton ndaj Shkëndijës (VIDEO)

Tetovë, 08 prill – Ndërsa në pjesën e dytë gjegjiësisht në minutën e 50 Renova ka kaluar në epërsi me rezultat 1-0 përmes futbollistit Emran Ramadani. Në minutën e 63 Shkëndija ka ngelur me 30 futbollistë pasi që Pollozhani ndëshkohet me karton të kuq. 10 minuta më vonë Shkëndija ngel me 9 futbollistë pasi që edhe Sedat Berisha ndëshkohet ma karton të kuq.

Me dy ndeshje që ishin në program sot u kompletua java e 23-të e Ligës së Parë të futbollit në vend. Derbi i xhiros i zhvillua në Tetovë në mes ekipit të Shkëndijës dhe Renovës dhe i ka takuar skuadrës së Renovës e cila me një gol të shënuar arriti që të fitojë këtë ndeshje.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0 me 0.

Ndërsa në pjesën e dytë gjegjiësisht në minutën e 50 Renova ka kaluar në epërsi me rezultat 1-0 përmes futbollistit Emran Ramadani. Në minutën e 63 Shkëndija ka ngelur me 10 futbollistë pasi që Pollozhani ndëshkohet me karton të kuq.10 minuta më vonë Shkëndija ngel me 9 futbollistë pasi që edhe Sedat Berisha ndëshkohet ma karton të kuq.

Me këtë Renova ka vijuar me rezultatet e mira në kampionat kurse në anën tjetër Shkëndija akoma nuk mund të gjejë formën e duhur. Ndërkohë në Shkup Vardari ka fituar ndeshjen kundër Teteksit me rezultat 2 me 0.Tre takime të kësaj jave u zhvilluan dje në të cilat Rabotniçki mundi 2:0 Sileksin, Metalurgu fitoi 3:1 Pelisterin, ndërsa Horizont Turnova pësoi në teren të vet 0:1 nga Bregallnica. Ndërkohë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë njoftuar se ndeshjet e xhiros së 24 do të zhvillohen të shtunën, në përjashtim të duelit Shkëndija-Metalurgu që në program do të jetë të martën në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *