Home / Sport / ‘Ringjallja’ e CR7 në garën për golashënuesin më të mirë

‘Ringjallja’ e CR7 në garën për golashënuesin më të mirë

Ishte një periudhë gjatë të cilës të gjithë e kritikuan Cristiano Ronaldon, mirëpo futbollisti më i mirë në botë në dy vitet e fundit, u kthye në mënyrë të furishme.

Ai ka shënuar radhazi në katër ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll dhe vetëm në këto sfida ka realizuar plot tetë gola duke e ngritur në 38 numrin e golave në La Liga.

Rivali më i afërt i portugezit është superylli i Barcelonës, Lionel Messi, që numëron 34 gola dhe renditet i dyti (edhe pse në një moment e kishte kaluar 30-vjeçarin).

Deri në fund të sezonit pritet një garë e madhe mes dy futbollistëve më të mirë në botë për golashënuesin më të mirë në Evropë, ndërkohë që në Spanjë ata ndiqen nga Antoine Griezmann (18 gola), Neymar (18 gola) dhe Carlos Bacca (17 gola).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *