Home / Lajme / Maqedoni / Rinia mësohet për pjesëmarrje në komunikacion (VIDEO)

Rinia mësohet për pjesëmarrje në komunikacion (VIDEO)

Tetovë, 17 prill – Policia rrugore në Tetovë, ka filluar me realizimin e projektit “Mos u ul në timon pa leje qarkullimi”.

Kështu në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, janë mbajtur ligjërata me nxënës të viteve të katërta të cilëve u është sqaruar pasojat nga vozitja pa leje qarkullimi, pasojat nga vozitja me shpejtësi të madhe, pasojat nga vozitja në gjendje të alkoolizuar e kështu me radhë. Në një raport të prezantuar para nxënësve janë dhënë edhe statistikat nga aksidentet me pasoja të rënda. Kështu, për tre vite gjithsej në Tetovë janë regjistruar 2507 aksidente, 25 të vdekur, 176 persona kanë marrë lëndime të rënda, kurse 1535 kanë marrë lëndime të lehta.

Nga policia kanë njoftuar se në këta tre vite aksidentet me pasoja tragjike gjegjësisht me viktima kanë shënuar rënie. Në vitin 2012 ka pasur 845 aksidente, me dhjetë persona të vdekur, 60 persona kanë marrë lëndime të rënda dhe 405 lëndime të lehta. Një vit më vonë, në vitin 2013 gjithsej 9 persona kanë humbur jetën në territorin e komunës së Tetovës si pasojë e aksidenteve të trafikut, ku janë regjistruar 840 aksidente, me 60 të lënduar rëndë dhe 492 lehtë të lënduar. Në vitin 2014 vijon ulja e aksidenteve me pasoja tragjike gjegjësisht, vetëm gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa ulje kanë shënuar edhe aksidentet, ku gjithsej ka pasur 822 aksidente trafike, me 56 të lënduar rëndë dhe 638 të lënduar rëndë, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, inspektori i policisë rrugore Rexhep Ismaili, tha se ky projekt është mbështetur edhe nga pushteti lokal gjegjësisht Sektori për Arsim i komunës së Tetovës me qëllim që nxënësit të njoftohen me pasojat nga vozitja me shpejtësi dhe pa leje qarkullimi.

“Aktivitete të këtilla janë mbajtur në shkollën Tekstile dhe në Gjimnaz. Në projekt do të përfshihen mbi 4000 nxënës të viteve të katërta në shkollat e mesme të Tetovës dhe Gostivarit, të cilët në orë plotësuese dhe me përmbajtje adekuate, në mënyrë interaktive informohen për implikimet ligjore të cilët parashihen kur drejtojnë automjetin pa dhënë testin e lejes së qarkullimit. Me këtë projekt pritet që të kemi efekte konkrete pozitive, sidomos në ngritjen e vetëdijes dhe kulturës tek të rrinjtë kur marrin pjesë në komunikacion”, tha Rexhep Ismaili inspektor i policisë, transmeton Televizioni Koha.

Ai më tej nënvizoi se paralelisht me këto aktivitete, do të ketë edhe masa të shtuara për siguri më të madhe të motoristëve pasi që pjesa dërmuese e drejtuesve të tyre janë nxënës të shkollave të mesme.

“Në këtë kontest, duhet që të theksohet se gjatë dy viteve të kaluara, në rajonin e Pollogut, janë regjistruar mbi 1000 persona, kryesisht të rinj, të cilët kanë drejtuar makinën pa leje për qarkullim. Në këtë periudhë për të cilën bëhet fjalë, poashtu janë regjistruar edhe një numër i madh i aksidenteve rrugore të shkaktuara nga vozitës pa leje, ku në disa raste kanë pasur edhe pasoja tragjike, sidomos gjatë periudhës së festës së maturës”, tha Ismaili, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë projekt, nxënësve poashtu u është theksuar nevoja se para se të ulen në timon detyrimisht të kenë të kryer trajnimin adekuat, që kenë dhënë testin për të marrë mësimet e nevojshme praktike dhe teorike, të cilët do t`iu mundësojnë me sigurt të drejtojnë automjetet, me çka do të kontribuojnë për një siguri më të madhe në komunikacion. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *