Home / Lajme / Maqedoni / Rritet niveli i lumenit Vardar

Rritet niveli i lumenit Vardar

9 prill-Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se prej sonte vijon stabilizim i vogël i motit, ndërsa prej nesër deri të dielën pritet mot me diell me temperatura të ulëta në mëngjes dhe të larta gjatë ditës që do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. Nga e hëna vendi do të jetë nën valë të re cikloni që do të sjellë reshje të reja të shiut

Shumica e lumenjve në të gjithë shtetin janë në nivel të lartë, por aktualisht nuk ka rrezik nga përmbytjet. Problem ka vetëm me lumin Cërna në Pellagoni, i cili përsëri përmbyti mbi katër mijë hektarë të sipërfaqes bujqësore. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se për shkak të njoftimit për përmirësimin e motit gjatë fundjavës, me vigjilencë e monitorojë situatën.

‘Akoma mbeten kritike vendet që tërë kohën i konstatojmë edhe atë pellgu i lumit Crna, në Pellagoni dhe pellgu i lumit Treska në Pllasnicë dhe Vardari në Jegunovcë.Sepse pjesa më e madhe e akumulimeve artificiale kanë kapacitet për ta pranuar ujin që do të vinte si rezultat i shkrirjes së borës nga pjesët më të larta, nuk presim ndonjë problem më të madh që mund të ndodhë me shkrirjen e borës gjatë fundjavës’, tha Nadica Vëçkova – Zëdhënëse e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Shkaku i borës që ra ditët e kaluara janë izoluar fshatrat Brezë dhe Malinë dhe tani për tani të gjitha rrugët janë të pakalueshme. Pjesë të pakalueshme ka edhe në rajonin e Kriva Pallankës. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se prej sonte vijon stabilizim i vogël i motit, ndërsa prej nesër deri të dielën pritet mot me diell me temperatura të ulëta në mëngjes dhe të larta gjatë ditës që do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. Nga e hëna vendi do të jetë nën valë të re cikloni që do të sjellë reshje të reja të shiut

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *