Home / Lajme / Rajon / ‘Rusia do ta njohë Kosovën, posa t’i duhet ndonjë favor prej SHBA-ve’

‘Rusia do ta njohë Kosovën, posa t’i duhet ndonjë favor prej SHBA-ve’

9 prill-Ai beson se SHBA-të dhe BE-ja dëshirojnë që Serbia t’i bashkohet një ditë BE-së dhe NATO-s, ndërsa Serbia për Rusinë nuk shërben si një shtet për investim, por si një vend i shkëlqyer për të matur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin

Shtetet e Bashkuara e kanë marrë sërish ‘komandën’ në rajon, vlerëson analisti politik Dushan Janjiq, duke iu referuar mesazheve të muajve të fundit të cilat po i vijnë Serbisë nga qendrat politike dhe financiare botërore.

Arsyeja për këtë, sipas tij është kriza ekonomike dhe zgjerimi i Rusisë nëpërmjet sektorit të energjisë në Evropë dhe faktin se BE-ja iu kthye vetvetes duke lënë pas dore Ballkanin.

Janjiq për Tanjug pohoi se ka besim që SHBA-të do të bëhet “lojtar kryesor” në rajon, ku gjithashtu do të jetë më aktive në sferën diplomatike dhe të mediave, si dhe në mbështetje të shoqërisë civile, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet sfidave të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale, përkatësisht veproi si “një shoqatë e aksionarëve të vegjël dhe të mesëm” dhe nuk u kujdes për Ballkanin.

“BE-ja kishte mundësi të ishte tërheqëse për Ballkanin, përkatësisht të inkurajojë dhe monitorojë Serbinë, Kosovën drejt BE-së, por fatkeqësisht ajo iu rikthye vetvetes”, tha Janjiq, duke shtuar se çështja e integrimit në BE, por edhe Marrëveshja e Brukselit “nuk ka edhe aq vlerë”.

Sipas Janjiqit, kjo është edhe arsyeja “pse askush në Bruksel nuk është ngazëllyer shumë dhe nuk u shqetësua për ndaljen e përkohshme të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai beson se SHBA-të dhe BE-ja dëshirojnë që Serbia t’i bashkohet një ditë BE-së dhe NATO-s, ndërsa Serbia për Rusinë nuk shërben si një shtet për investim, por si një vend i shkëlqyer për të matur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Për të, Rusia e mban Kosovën si ‘karrem’ dhe kur ta njoh pavarësinë e saj, kjo historie do të përfundojë, duke shtuar se shteti rus do ta njoh shtetin kosovar në momentin kur i duhet ndonjë favor prej shtetit amerikan.

“Serbia do të thotë se Rusia nuk do ta japë Kosovën, por një ditë kjo do të ndodh”, tha Janjiq

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *