Home / Lajme / Maqedoni / Rusia sërish reagon dhe përzihet për situatën në Maqedoni

Rusia sërish reagon dhe përzihet për situatën në Maqedoni

23 prill-
Gjithashtu në fund nënvizohet se Moska shpreon se përpjekjet e autoriteteve maqedonase do të kenë përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare për të kthyer rendin në këtë rajon problematik të vendit.

Rusia sërish ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos pas incidentit në postën policore kufitare në Goshincë, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ministria e Jashtme ka nxjerrë një komunikatë lidhur me incidentin e fundit, ku ajo nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, informon INA.

“Shprehim shqetësime të thella pas informacioneve për incidentin në kufirin e Maqedonisë kur një grup i armatosur mori nën kontroll postën policore kufitare. Ky incident tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tej ka tensione të thella etnike dhe është vend për konflikt potencial. Për këtë situatë ndikim primar ka mosarritja serioze e sundimit të së drejtës dhe sigurisë në Kosovë, që është e qartë se kjo është edhe si pasojë e moszgjidhjes së problemit të Kosovës në tërësi. Kjo më nuk mund të injorohet, por edhe prania e shtuar e slloganeve shqiptaromëdha”, thekson komunikata e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Gjithashtu në fund nënvizohet se Moska shpreon se përpjekjet e autoriteteve maqedonase do të kenë përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare për të kthyer rendin në këtë rajon problematik të vendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *