Home / Lajme / Botë / SHBA, tërhiqet bllokimi i ndërtesës së Kongresit

SHBA, tërhiqet bllokimi i ndërtesës së Kongresit

12 prill-
Policia amerikane tha se ky person ka vdekur, pasi e kishte qëlluar vetveten me armë, në pjesën perëndimore të ndërtesës në Kapitoll.
Policia ka njoftuar se ky person e kishte një trastë shpine, një valixhe dhe një shkrim që thoshte diçka për “të drejtën sociale”

Bllokada e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që ka zgjatur afro dy orë, është tërhequr, mbrëmë vonë, pas vetëvrasjes së një personi që e ka bartur një shenjë protestuese.

Policia amerikane tha se ky person ka vdekur, pasi e kishte qëlluar vetveten me armë, në pjesën perëndimore të ndërtesës në Kapitoll.

Policia ka njoftuar se ky person e kishte një trastë shpine, një valixhe dhe një shkrim që thoshte diçka për “të drejtën sociale”.

Bllokada e ndërtesës në Kapitoll Hill u bë gjatë festivalit të Lulëzimit të Qershisë në Uashington, ku kanë marrë pjesë mijëra turistë.

Aktualisht Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka pushim dy javor dhe pritet që ligjvënësit amerikanë ta vazhdojnë punën gjatë ditës së nesërme.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *