Home / Lajme / Maqedoni / Shefik Duraku dorëheqja e rradhës nga Bdi-ja

Shefik Duraku dorëheqja e rradhës nga Bdi-ja

19 Prill – Shefik Duraku, nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë, sot ka kumtuar publikisht dorëheqjen e tij prej posteve partiake në BDI.

Shefik Duraku, nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë, sot ka kumtuar publikisht dorëheqjen e tij prej posteve partiake në BDI.

“ E kam kumtuar edhe para anëtarëve të Degës dhe organeve partiake dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të degës së BDI-së në Haraçinë, por sot po e rikonfirmoj edhe në opinion edhe atë pikërisht sot për t`ia shtuar fuqinë zërit të pakënaqësive për mënyrën e organizimit partiak të BDI-së në përgjithësi e në veçanti mënyrën e funksionimit në nivel të degëve.

Unë si një aktivist që nga themelimi i BDI-së shpreh publikisht pakënaqësinë time jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik. Unë mbetem një aktivist i denjë i orientimit politik të BDI-së, por jo në shërbim të klaneve”, shkruan Duraku, transmeton zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *