Home / Lajme / Maqedoni / Shfaqjet rikthehen në teatrin e Tetovës

Shfaqjet rikthehen në teatrin e Tetovës

17 prill-Ajo që më mrekullon tek secila vepër e autorit , rrjedhimisht edhe tek “Mundimet e kota të dashurisë ”, është mundësia që të jep autori, të tregosh tregimin tënd dhe ta ndërtosh shfaqjen me leximin autentik dhe bashkëkohorë” – shprehet regjisori Suljeman Rushiti.

Në Teatrin e Tetovës veçse se janë duke u realizuar provat e fundit të komedisë “Mundimet e kota të dashurisë” dhe shfaqja në fillim të javës tjetër do të jetë gati për prezentim para publikut artdashës. Kjo është shfaqja e parë që Teatri i Tetovës ka përgatitur në vitin 2015, përkundër dy shfaqjeve tjetra dhe Festivalit Ndërkombëtar që priten të realizohen këtë vit.

“Është një lexim ndryshe i veprë së Shekspirit, duke e vendosur atë në raport me opusin e përgjithshëm të veprës së autorit. Mbretëria e Navarrës në “Mundimet e kota të dashurisë ” mund të jetë fare mirë edhe pylli i magjepsur i “Ëndrës së një nate vere” ndërsa ngatërresat mund të jenë ato të “Natës së dymbë dhjetë” apo të “Shumë zhurmë për asgjë ”. Ajo që më mrekullon tek secila vepër e autorit , rrjedhimisht edhe tek “Mundimet e kota të dashurisë ”, është mundësia që të jep autori, të tregosh tregimin tënd dhe ta ndërtosh shfaqjen me leximin autentik dhe bashkëkohorë” – shprehet regjisori Suljeman Rushiti.

Komedija “Mundimet e kota të dashurisë” është bazuar në tekstin dramatik të Villiam Shekspirit, ndërkaq skenografinë e ka përgatitur Sulejman Rushiti, kostumet janë realizuar nga Marija Pupuçеvska dhe muzika nga Teuta Halimi. Rolet në këtë shfaqje i përbëjnë: Petrit Neziri, Arsim Fazlia, Elmir Sejfullai, Shpëtim Beadini, Arsim Kaleci, Jetmir Arifi, Linda Shabani, Muzafer Etemi, Azra Sallai, Mona Mustafa, Ermal Çanga, Hasim Memishi, Berat Saliu, Argjend Asani, Altrim Mamuti dhe Sami Mustafa.

“Mundimet e kota të dashurisë” e kam vendosur në një formë që mund të cilësohet si neoklasike, rrespektivisht duke i ruajtur elementet e teatrit elizabetian në një formë kontemporane, të ruajtura si skica moderne në një skenografi moderniste dhe kostume të modifikuara për të nxjerrë në pah karakteret bufoneske që edhe pse të larmishëm dhe secili i veçantë, krijojnë një harmoni, ngajshëm si dallimi i tingujve të instrumenteve që krijojnë harmoni” – vijon regjisori i shfaqjes.

Premiera e shfaqjes do të jepet të enjten me datë 21 Prill në sallën e Pallatit të Kulturës në Tetovë me fillim në ora 20:00.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *