Home / Lajme / Maqedoni / Shkëmbim zjarri dhe arrestime në Goshincë

Shkëmbim zjarri dhe arrestime në Goshincë

24 Prill – Ministria e Brendshme e Maqedonisë gjatë një aksioni që ka ndërmarrë mbrëmë në Kumanovë ka arrestuar tre vëllezërit e familjes Rexhepi.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë gjatë një aksioni që ka ndërmarrë mbrëmë në Kumanovë ka arrestuar tre vëllezërit e familjes Rexhepi.

Njëri prej vëllezërve, Rexhep Rexhepi është veteran dhe invalid i luftës në Kosovë.
Gjatë bastisjes, familjaret e vëllezërve Rexhepi, kanë njoftuar se policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në shtëpinë e të arrestuarve.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të këtyre personave, kurse Ministria e Brendshme ka paralajmëruar të jep më shumë hollësi rreth këtij rasti gjatë ditës së sotme.
Mediat maqedonase kanë njoftuar se gjatë natës ka pasur një përleshje me armë zjarri mes policeve dhe një grupi të armatosur në Goshincë të Kumanovës,me ç’rast një person ka ngelur i plagosur.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *