Home / Lajme / Maqedoni / ‘Shpërthen’ dorëheqja e parë në BDI, Arben Labënishti tërhiqet nga të gjitha funksionet

‘Shpërthen’ dorëheqja e parë në BDI, Arben Labënishti tërhiqet nga të gjitha funksionet

18 Prill – Më poshtë ua sjellë të plotë shkrimin e Arben Labënishtit anëtar i kryesisë së BDI-së, anëtar i këshillit të përgjithshëm të BDI-së, anëtar i sekretariatit kadrovik të BDI-së, si dhe Zv/Ministër i Mbrojtjes:

Më poshtë ua sjellë të plotë shkrimin e Arben Labënishtit anëtar i kryesisë së BDI-së, anëtar i këshillit të përgjithshëm të BDI-së, anëtar i sekretariatit kadrovik të BDI-së, si dhe Zv/Ministër i Mbrojtjes:

Të dashur, bashkëpuntorë, simpatizantë, antar te BDI-se, shokë dhe miq,

Ne të gjithë periudhën e përpjekjeve tona brenda BDI-së për drejtësi, dinjitet dhe ndërtimin e një kursi politik progresist për realizimin e interesave të shqiptarëve, u përballëm me demagogë, arrivistë, gllabërues, servilë, tradhëtar… Të gjithë këta së bashku, ashtu si kishin vepruar edhe më parë, u përpoqën të shkatërrojnë substancën e shëndoshë të BDI-së në Strugë dhe në vende të tjera. Qellimi i tyre është vazhdimi i makuterisë, përbuzja dhe poshtërimi i vlerave tona kombëtare, veprime të cilat krijojnë teren për mosimplementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në periudhen kur isha deputet jam përplasur me disa drejtues të partisë për çështje të cilat i kam ngritur edhe në mbledhjen e përbashkët mes qeveritarëve të BDI-së të asaj kohe dhe grupit parlamentar. E vërteta e qëllimit të përzgjedhjes time për kandidat për Kryetar Komune në Komunën e Strugës në zgjedhjet vendore të 2013, e vërteta e fushatës së zgjedhjeve vendore, e vërteta e periudhës së pas zgjedhjeve vendore, e vërteta e periudhës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në zonën pesë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2014 dhe e vërteta e analizave, qëndrimeve, kërkesave dhe premtimeve për të vepruar në drejtim të ndryshimit cilësor të strukturës të partisë dhe politikbërjes, tani për mua është zbardhur në masë të madhe dhe është zhgënjyese. Asnjëher nuk kam kërkuar të jem kandidat për deputet, kandidat për kryetar komune, kandidat për zv.minister, kandidat për kryetar dege, anëtar i kryesisë së këshillit të përgjithshëm, anëtar i këshillit të përgjithshëm dhe anëtar i sekretariatit kadrovik. Po, kam kërkuar dhe punuar bashkë me ju, për ndryshim cilësor, për politikbërje dinjitoze dhe vizionare të BDI-së.

Para disa muajsh kundërshtova propozim stemën e shtetit me arsyetimin se ajo nuk përfaqeson shqipëtarët dhe se mardhënjet e mira ndëretnike dhe besimi i ndërsjelltë në shtetin multietnik kërkon të kenë të zbatuar mes tyre kulturen e pranimit dhe respektimit të njëritjetrit. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së, në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm dhe në Kongresin Tematik jam shprehur për qeverisjet e BDI-së, situaten aktuale politike, qëndrimin e BDI-së për zbardhjen që bëjnë përgjimet dhe përgjëgjesin e saj, sepse ajo që ka ndodhur, nuk ka të bëj vetëm me pozitën dhe opozitën politike maqedone por është në dëm të drejtperdrejtë të interesave të shqiptarëve. Kërkova që BDI-ja të ketë qëndrim me të qënë dhe të jetë palë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve që në fillimin e këtyre bisedimeve në Bruksel. Vazhdoj të mendoj se BDI-ja duhet sa më parë të bëhet pjesë e bisedimeve, ta ndjeki procesin drejtperdrejtë dhe të kërkoj zhbërjen e këtij sistemi qeverisjeje, i cili është antishqiptar dhe antidemokratik.

Të dashur bashkëpunëtor, simpatizant, shokë dhe miq,

Edhe më parë jam shprehur dhe kam punuar, dhe do të vazhdoj të përpiqem për bindjen, se pa zgjedhje demokratike nuk mund struktura e partisë të konsolidohet, të jetë funksionale dhe të mbroj interesat e shqiptarëve. Njerëz të pa qytetëruar, të pa edukuar me demokracinë, të dëshmuar për mungesë parimesh etiko-morale dhe shqëtesim kombëtar, vetëm mund të riprodhojnë shfrytëzim, kaos, dekurajim, një llum që do mbuloj përpjekjet tona për një jetë të mirqënë kombëtare dhe shoqërore.

Kjo fatkeqësisht vazhdon të ndodhë me degën e Strugës dhe BDI-në në tërësi. Është e kuptueshme se drejtues të BDI-së tani hapur janë bërë bashkë dhe nuk duan strukturat e BDI-së të pasurohen dhe të konsolidohen me prurje të reja të cilët do të drejtojnë dhe qeverisin me përgjegjshmëri dhe dinjitet në interes të popullit shqipëtar, në interes të shoqërisë sonë.

Është e papranueshme dhe e dëmshme ta marrësh dhe të përpiqesh ta ruajsh pushtetin pa i realizuar përcaktimet programore, premtimet në fushatat zgjedhore, pa e implementuar Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila përbën dokumentin bazë për ndërtimin e shtetit multietnik. Asnjëherë nuk duhet harruar se avancimi i çështjes shqipëtare në maqedoni është ngusht i lidhur me integrimet euroatlantike, për të cilat fatkeqësisht BDI-ja ka patur vetëm angazhim deklarativ. Nuk kam parë ose dëgjuar për ndonjë veprim konkret, serioz dhe këmbëngulës në drejtim të mosseriozitetit të palës maqedone për këto integrime. Unë kam pranuar postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes, i cili ska të bëj me profesionin tim dhe fusha te përafërta me të, pikërisht për të kontribuar sadopak në rrugën e antarësimit të vendit në NATO, duke ditur se kjo ministri ka të bëj drejtpërdrejtë me NATON.

Ne, kësaj kategorie të drejtuesve të partisë dhe qeverisjeve ju kundërvumë me qëndresë të arsyeshme demokratike, argumente dhe drejtësi. Veprimet tona ishin të përgjegjshme dhe dinjitoze. Kjo përbën një faktor të vlefshëm dhe të vyrtytshëm të vizionit tonë politik në interes të kombit! Unë jam i bindur, se pa edukatë dhe arsim, pa parime etiko-morale dhe pa vlera demokratike nuk mundet të ketë liri, drejtësi, barazi dhe progres!

Së bashku u perpoqëm për t’i shtuar radhët tona me njerëz të moralshëm dhe të përgjegjshëm, të cilët me njohuritë dhe energjitë e tyre pozitive duan të kontribuojnë për mirëqënie më të mirë kombëtare dhe shoqërore. Ne i kemi vënë vetes sonë një mision kombëtar, këtë asnjëherë nuk duhet ta harrojmë, por duhet të vazhdojmë rrugën tonë me ndershmëri, dinjitet dhe guxim të palëkundur.

Për këto arsye, të dashur bashkëpunëtor, simpatizant, shokë dhe miq, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga zv.Ministër i Mbrojtjes, nga anëtar i kryesisë së BDI-së, nga anëtar i këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe nga anëtar i sekretariatit kadrovik të BDI-së.

Ky është vendimi im individual dhe nuk dua askush nga ju të ndikohet nga veprimi im.

Me respekt dhe falemnderim të veçantë për punën që kemi bërë bashkë.

Arben Labenishti

P.S. Aktin e dorëheqjes nga zv.Ministër i Mbrojtjes do ta dorëzoj ditën e hënë në institucionin përkatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *