Home / Lajme / Maqedoni / Shtyhet gjyqi kundër të riut shqiptar për vrasjen e maturantit maqedonas

Shtyhet gjyqi kundër të riut shqiptar për vrasjen e maturantit maqedonas

23 prill-Ai gjithashtu tha se është zhgënjyer që Gjykata nuk i lejoi ekspertizë profesionale neuropsikiatrike që të vërtetonte gjendjen psikike të Naserit në momentin e vrasjes, madje, nuk ka pranuar as kërkesën e dytë të tij, për marrjen në pyetje edhe të babait të viktimës. Por shpreson që kjo situatë do të ndryshojë në seancën e radhës.

Seanca gjyqësore e Naser Eshtrefit, i akuzuar për vrasjen e maturantit Angel Petkovski, ishte caktuar për 22 prill, mirëpo e njëjta u anulua dhe u caktua të mbahet me 4 maj.

Pala mbrojtëse shpreh pakënaqësi me atë se si po shkojnë punët në gjykatë, mirëpo avokati mbrojtës Angjell Gjorgjigjev për Portalb tregon se mban shpresa që në seancën e ardhme do të pranohen kërkesat e tyre.

“Si dëshmitë materiale vazhdojnë të mbeten shkopi dhe kosa që janë gjetur në veturën e babait të të ndjerit. Kosa nuk ka qenë e përgatitur për kositje barit, siç ata dëshirojnë të na e prezantojnë. Mjeti është një prodhim italian që shërben për sulm apo mbrojtje. Në Maqedoni nuk mund të blini një prodhim të tillë, dhe gjetja e këtij mjeti në makinën e babait të të ndjerit është mjaft dyshuese dhe simptomatike”, tha Gjorgjiev.

Ai gjithashtu tha se është zhgënjyer që Gjykata nuk i lejoi ekspertizë profesionale neuropsikiatrike që të vërtetonte gjendjen psikike të Naserit në momentin e vrasjes, madje, nuk ka pranuar as kërkesën e dytë të tij, për marrjen në pyetje edhe të babait të viktimës. Por shpreson që kjo situatë do të ndryshojë në seancën e radhës.

Vrasja e maturantit maqedonas ndodhi më 19 maj të vitit të kauar, ndërsa ajo nxiti edhe trazira në lagjen e Gjorçe Petrovit me dhunimin e pronave të shqiptarëve, tensione që u shpërndanë në të gjithë Shkupin. (Portalb/INA)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *