Home / Lajme / Maqedoni / SHVL e UÇK-së: Mos të keqpërdoret emblema e luftës çlirimtare

SHVL e UÇK-së: Mos të keqpërdoret emblema e luftës çlirimtare

22 prill-SHVL UÇK është e njohtuar se disa funksionarë shqiptarë janë në bashkpunim të thellë me shërbimin serb dhe maqedon, të cilët përpiqen që përmes parave dhe nëntokës të blejnë meshkuj që shiten për pare dhe të realizojnë qëllimet shoveniste në shërbim të individëve dhe grupeve të caktura shqiptaro-sllave dhe e gjithë kjo në dëm të kauzës shqiptare.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoni ka reaguar pas sulmit në stacionin policor në Goshincë, duke i cilësuar si lojërat e ulëta të inskenuara nga individë dhe grupe profitere të shërbimeve të ndryshme në vend dhe rajon.

“Njoftojmë opinionin e gjerë në vend dhe atë ndërkombëtar se iniciatorët kryesorë me tendencë destabilizimi të rajonit janë funksionarë me pozita të larta në disa shtete edhe atë: në Maqedoni, Kosovë, Greqi dhe Serbi. SHVL UÇK nuk qëndron pas këtyre aksioneve dhe personave të uniformuar. SHVL UÇK është e sigurt se në mesin e këtyre djemave të manipuluar ka patriotë të mirë të cilët e duan kombin dhe lirinë e popullit të tyre duke e paguar edhe me çmimin e jetës”, theksohet në komunikatë.

SHVL UÇK është e njohtuar se disa funksionarë shqiptarë janë në bashkpunim të thellë me shërbimin serb dhe maqedon, të cilët përpiqen që përmes parave dhe nëntokës të blejnë meshkuj që shiten për pare dhe të realizojnë qëllimet shoveniste në shërbim të individëve dhe grupeve të caktura shqiptaro-sllave dhe e gjithë kjo në dëm të kauzës shqiptare.

“Duke vlerësuar lartë dinjitetin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkojmë që të jemi unik dhe të vazhdojmë presionin tonë për realizimin e kërkesave tona dhe mos lejojmë që qarqe të ndryshme për interesa individuale, politike dhe partiake ta paraqesin amblemën tonë si çerdhe destabilizimi dhe terrorizmi”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *