Home / Lajme / Maqedoni / Si u asimiluan shqiptarët e Ohrit?

Si u asimiluan shqiptarët e Ohrit?

6 prill-
Nga reportazhi i shkurtër që jepet në YouTube, emisioni shpalosë të vërtetat shqiptare në qytetin e Ohrit dhe asimilimin e shqiptarëve ortodoksë e myslimanë në këtë rajon në sllavë e respektivisht, ngjashëm si në Rekën e Epërme.

Gazetari i njohur i Top Channel, Marin Mema përmes emisionit “Të mos jesh shqiptar” ka sjellë dëshmi rreth asimilimit të shqiptarëve në Ohër. (VIDEO)

Pas emisionit mbi Dibrën, Rekën e Epërme dhe Tetovën, nesër do shfaqet një emision tjetër për Maqedoninë, nga gazetari i Top-Channel, Marin Mema.

Nga reportazhi i shkurtër që jepet në YouTube, emisioni shpalosë të vërtetat shqiptare në qytetin e Ohrit dhe asimilimin e shqiptarëve ortodoksë e myslimanë në këtë rajon në sllavë e respektivisht, ngjashëm si në Rekën e Epërme.

Emisioni quhet, “Të mos jesh shqiptar (2)”. Në emision jepen të dhëna se Ohri ka pasur 80 për qind të popullatës shqiptare, ndërsa sot nuk numëron as 6 për qind. Në statusin e tij në Facebook, Marin Mema shprehet: “Është koha që ‘patriotët’ shqiptarë të partive politike shqiptare ne Maqedoni te shohin veten në pasqyrën e realitetit që kanë prodhuar në qytetin e Ohrit. Të shohin sesi humbi një qytet me mëse 80 për qind shqiptarë dhe se si vazhdon edhe sot të manipulohet historia e tij”

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *